Mbi 400 aplikime online për rindërtimin në Bashkinë Lezhë! Afati i fundit, 29 shkurti (VIDEO)

Aplikimet online të programit të rindërtimit për banoret e prekur nga tërmeti i 26-nëntorit në Bashkinë Lezhë po ecën me ritme të shpejta. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj tha se deri më tani janë kryer mbi 400 aplikime dhe me këto ritme pune procesi pritet të mbyllet para afatit të përcaktuar, që është data 29 shkurt.

'Aplikimet që në javën e parë kanë qenë në masën e 35-40% nga ankesat që kemi marrë dhe janë aplikuar dhe akt-konstatimet që kemi bërë. Bashkë me aplikimin online nis dhe verifikimi i banesës në terren. Si afat procesi i aplikimit online për rindërtimin është deri më 29 shkurt, por në Bashkinë Lezhë mendoj se do mbaroj para afatit', tha Pacaj.

Aplikimet online bëhen në sportelet e ngritura për këtë qëllim, në qytetin e Lezhës dhe Njësitë Administrative ku ka pasur dëme nga tërmeti. Në ndihmë të personave që janë të paqartë me aplikimin online, Bashkia Lezhë ka vënë në dispozicion punonjës për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve, me qëllim që mos të krijohen vonesa dhe vështirësi për ta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje