PRISHTINË- Aleanca Kosovare e Bizneseve po merr pjesë në Panairin e Ushqimit dhe Teknologjisë Ushqimore- Foodex 2014, që po zhvillohet në Izmir, Turqi.
Sipas KosovaPress, gjatë hapjes zyrtare të panairit ishin të pranishëm Guvernatori i Izmirit, Mustafa Toprak, deputeti me origjinë shqiptare në Parlamentin Turk, Rifat Saiti, nënkryetari i bashkisë së Izmirit, zv. Ministri i Bujqësisë së Turqisë, si dhe shumë biznese nga vende të ndryshme të botës.
Agim Shahini, Kryetari i AKB-së gjatë fjalimit përshëndetës në hapjen zyrtare të panairit, ku merrnin pjesë rreth 50 biznese kosovare, tha se Kosova është vend interesant për investime nga Turqia. Ai theksoi se ka shumë investitorë turq siç janë ÇALIK dhe LIMAK , një nga investitorët më të fuqishëm turq në Kosovë dhe shumë të tjerë të cilët kanë marrë pjesë në privatizime dhe në ndërtimin e infrastrukturës, duke gjetur veten si në shtëpinë e tyre.
"Shqiptarët e kanë konsideruar gjithmonë Turqinë si shtëpi të dytë dhe sot ky shtet ka shumë shqiptarë që janë pjesë e zhvillimit ekonomik dhe politik të integruar në Turqi. Në këtë drejtim, ftoj diasporën shqiptare të vijë dhe të investojë në Kosovë", ka thënë ai.
"Gatishmëria shtetërore dhe e bizneseve të Turqisë për ta mbështetur Kosovën nuk ka munguar asnjëherë", tha në fjalimin e vet Osman Gencer, drejtori gjeneral i Kompanisë së panaireve Genciz./ATSH/
/Shqiptarja.com