TIRANE - Ndërkohë që nga prioritet e qeverisë për vitin e kaluar ishte rritja e pagës së mësuesve, rezulton se kjo qeveri vijon me mospagesat e mësuesve. Bëhet fjalë për mbi pesë mijë mësues, të cilët kanë punuar me kontrata provizore që nga fillimi i këtij viti mësimor, në shumë shkolla të vendit nuk janë paguar. Ky fakt është denoncuar nga Presidentja e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Ana Xheka.
Ajo denoncoi jo vetëm mosmarrjen e pagës nga mësuesit, por edhe mospagesën e kuotës së transportit për ta. "Në pothuajse të gjitha shkollat 9-vjeçare të Shqipërisë, sistemi i mësuesve me kontratë provizore nuk është paguar për shërbimin e ofruar. Në pjesën më të madhe të rasteve as nuk është pajisur me aktet administrativ që sanksionion kjo lloj marrëdhënie, pra statusin e tyre provizor, ç`ka bën të pamundur nga pikëpamja formale edhe kërkesën e tyre për të mundësuar pagesën. Edhe kuota e transportit nuk i është paguar që prej fillimit të këtij viti, shtuar këtu faktin tjetër që kjo kuotë për këtë vit është ulur në krahasim me një vit më parë", tha Xheka.
Por veç mësuesve janë dhe dhjetëra pedagogë të part-time në Universitetin e Durrësit, Shkodrës dhe e Elbasanit, të cilët nuk kanë marrë asnjë pagë për vitin akademik 2011-2012.
"Nëse ne jemi në fund të vitit kalendarik 2012 dhe pedagogët e sistemin part time në disa universitete publike të vendit nuk janë paguar ende për shërbimin e tyre të ofruar për vitin akademik 2011-2012, çka do të thotë për vitin akademik që ka përfunduar në qershor të vitit 2012", thotë Xheka.
Por duket se shpresat e mësuesve që kanë punuar me part-time gjatë vitit të kaluar do të shuhen, pasi në parashikimet që janë bërë nga ana e qeverisë përsa i përket fondit të përcaktuar për Ministrinë e Arsimit për vitin 2013, do të ulen.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com