Problemi i mbifaturimeve nga ana e ujësjellësit është shqetësues edhe në qytetin e Fierit. Muajin e fundit është rritur edhe numri i ankesave pranë Drejtorisë së Ujësjellësit, të cilat janë kryesisht për mbifaturime dhe faturime afrofe. Fatura janë 80 për qind më të larta se në muajt e fundit.
 
Abuzimet ndaj qytetarëve janë denoncuar edhe nga dega e Partisë Demokratike në Fier, të cilët i kanë cilësuar gjobvënie ndaj qytetarëve këto fatura.
 
Në qytetin e Fierit ka pasur edhe denoncime nga qytetarë, të cilët pretendojnë se janë faturuar në emër të tyre, pa pasur asnjë kontratë me drejtorinë e ujësjellësit.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )