Enti Rregullator i Ujit ka larguar nga puna të gjithë personat përgjegjës të cilët kanë pasur të bëjnë me mbifaturimin e banorëve të disa bizneseve për ujin e pijshëm.

Kreu i këtij Enti, Avni Dervishi teksa ka folur në Komisionin e veprimtarive Prodhuese, ka thënë se, nga përgjegjësit u mbifaturuan 1200 subjekte, ndërkohë që ka nisur puna për hetimin sesi ndodhi ky faturim.

Dervishi ka shtuar se, mbifaturimet e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës tek bizneset u rritën disa herë, por ka shtuar se në vitin 2015, që përkonte me një vit zgjedhor, disa ujësjellës punësuan militantë, gjë që ndikoi në rënien e eficencës së punës, por edhe ulje të  arkëtimi për motive politike

Kreu i Entit Rregullator të Ujit ka thënë se  68% e ujit nuk faturohet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)