Gara për mbijetesë në Superligë është bërë më e nxehtë se kurrë 6 javë para fundit të kampionatit.
Skënderbeu është rikthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë, duke mposhtur 2-1 me përmbysje Bylisin. Në Korçë ballshiotët kaluan të parët në avantazh me Desancic, ndërsa fillimisht barazoi Vangjeli dhe më tej përmbysi Berisha.
Me këtë fitore ‘ujqërit’ janë 3 pikë larg ballshiotëve të vendit të tetë dhe pesë më pak se Kastrioti që renditet i shtati. Këta të fundit u mposhtën sot 2-1 nga Apolonia në Fier. Pavarësisht tre pikëve Apolonia është larg zonës së mbijetesës, në një kohë kur kanë mbetur edhe 6 javë kampionat.

Komente

