Fc Kamza dhe Vllaznia, dy ekipe të Superligës shqiptare që janë ende në liuftë për mbijetesë në kategorinë kryesore, kur mungojnë edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, kanë nisur një polemikë të fortë deklaratash dhe akuzash ndaj njëra-tjetrës.
E para e ka nisur FC Kamza, e cila përmes një deklarate dje në rrjetete sociale, ka kundërshtuar arbitrin që do të gjykojë sfidën e saj ndaj Laçit, i cili sipas Kamzës ëhstë komshi i shlodranëve dhe i ka masakruar edhe në sfidën ndaj Korçës.
Kamza ka akuzuar Armir Grimën e Vllaznisë se po orkestron diçka kundër ekipit të tyre.
Skandal Arbitri Hamiti qe disa jave me pare na masakroi ne Korçe vjen serish te na arbitroi ndaj Laçit... Hamiti nga Lezha, komshi i shkodraneve, duhet te kaloj nga Laçi qe te mberrij ne Tirane qe te na arbitroi ne.
Jane thurur skenare te zeza ndaj Kamzes. Por Kamza luan ne fushe dhe s'merret me matrapazet drejtues nga Shkodra qe kujtojne se blihemi me para. Respekt per sportedashesit e vertete shkodran, por jo per sekseret qe e shkatarruan ekipin e tyre e tani duan te bejne te njejten gje me ekipin tone.
Me ne krye Grimen, hajdutin me çizme qe ndervite ka bere pazare me porten e tij, kane ofruar leke per te blere lojtaret tane. Por nese Grima shitet me para dhe ka nje çmim, Kamza nuk ka çmim dhe eshte e pashitshme.
Ftojme tifozat te na perkahin.
FORCA KAMZA.
FC Kamza
I menjëhershëm ka qnë reagimi i KF Vllaznisë sot, që i ka hedhur poshtë akuzat e Kamzës dhe i ka ftuar ata që të shohin punën e tyre.
Vllaznia ka ngritur edhe pikëpyetjen se nga e di Kamza përpara të gjithëve se cili do të jetë arbitri i ndeshjes së saj.
KF Vllaznia është i detyruar të reagojë pas akuzave të shpërndara nga FK Kamza, të cilat cënojnë rëndë imazhin e Klubit dhe të futbollit shkodran. Asnjëherë nuk kemi dashur të merremi me të tilla deklarata dhe gjithmonë i kemi injoruar. Por reagimet nga FK Kamza prej 6- muajsh, nuk kanë qenë aspak të hijshme me deklarata të qëllimshme të drejtuesve të saj duke anatemuar gjithnjë Vllazninë. Kjo nuk është aspak e drejtë sepse Klubi ynë nuk është marrë asnjëherë me kundërshtarët. Deklarata e fundit e bërë mbrëmbjen e djeshme, është shumë e rëndë.
Të gjithë e dinë që KF Vllaznia është një klub që funksionon me buxhet të miratuar nga Bashkia Shkodër dhe tentativa të tilla, siç thotë klubi i Kamzës, as nuk mund të mendohen. Përpos të gjithë këtyre gjërave, ajo që na habit është se FK Kamza që një natë para ndeshjes së saj, e di kush është arbitri! Si ka mundësi një gjë e tillë kur askush nuk e di emrin e arbitrit përveç kamzalinjëve? Si ka mundësi që Hamiti konsiderohet "komshi i shkodranëve" nga drejtuesit e Kamzës ndërkohë që ai është shpallur "non grata" prej javësh nga Vllaznia!
KF Vllaznia i bën thirrje publike drejtuesve të Kamzës të ndalin gjuhën e shpifjeve dhe trillimeve të nisura prej javësh dhe të shohin punën e tyre sepse kjo nuk është në të mirën e futbollit shqiptar, nuk është në të mirën e dy qyteteve. KF Vllaznia.
KF Vllaznia