Mbijeton Besa, Erzeni rikthehet
10 lojtarë të Turbinës në Komisariat

Besa mbijeton në Kategorinë e Parë, ndërsa rikthehet Erzeni pas 7 vitesh, Tomori i bashkohet Turbinës në Kategorinë e Dytë. Këto janë verdiktet e dy ndeshjeve të “play-out” në Kategorinë e Parë.

Dy të ndeshjet më shumë sesa për rezultatin kanë bërë jehohnë për incidentet që shkaktuan në Tiranë dhe në Durrës.
 
Heroi i ekipit të Erzenit në ndeshjen e  zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë ishte Pasha që shënoi golin e fitores në minutën e 86.


 erzeni
Por, sfida ishte gjatë gjithë kohës e tensionuar, teksa në fillim të pjesës së parë u ndërpre për disa minuta pas hedhjes në fushë të tifozëve të Erzenit të sendeve të forta.
erzeni
Por ndërhyrja e policisë qetësoi situatën duke krijuar kushtet për rifillimin e  ndeshjes.
 erzeni
Tomori kishte shumë pretendime për rezultatin, pasi pretendoi një penallti sipas tyre të mohuar, por në fund arbitri i dha të drejtë për të festuar ngjitjen Erzenit.
 
Ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Durrës, sfida është ndërprerë në të 67’ kur rezultati ishte 2-0 për Besën, pas golave të Çelhakës 48' dhe Sallaku 55'.
 tomori
Shkak i braktisjes së fushës nga ekipi i Besës ishin konfrontimet mes lojtarëve dhe arbitrit pas akordimit të një penalltie nga gjyqtari Jemini.  
 
Lojtari i Turbinës Bajramaj u konfliktua me Akil Dimon e Besës. Gjyqtari e ndëshkon me të kuq, por mbrojtësi refuzon të dalë nga fusha.
 tomori
Jemini ka kërkuar ndihmën e policisë për të nxjerr nga loja lojtarin duke sjellë edhe përfshirjen e futbollistëve të tjerë që agravuan situatën në ekstrem.
 
Tensioni nga fusha u zhvendos edhe në stadium, aty ku tifozët kanë hedhur karrige dhe shishe të shumta në fushën e blertë.
 tomori
Pas tensionit të lartë dhe ndërhyrjes së policisë, gjyqtari Jemini vendosi ndërprerjen e ndeshjes.
 
Nga përplasja në Durrës, policia ka shoqëruar 10 lojtarë dhe 2 tifozë të ekipit të Turbinës së Cërrikut për dhunën ndaj arbitrit të ndeshjes.
 tomori
Policia rrethoi stadiumi, ndërsa lojtarët dolën nga dhomat e zhveshjes pas qetësimit të situatës.
 
Tashmë i mbetet Komisionit të Disiplinës në FSHF për të vendosur për fatin e ndeshjes, por vështirë që Turbina të dalë e fituar nga kjo ngjarje.
 

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët