/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ka bërë ndryshim në projektin e ndërtimit të kalimeve dhe nënkalimeve në pjesën e rrugës Kukës-Morinë, që parashikon ndërhyrje në lidhjen e këtij komuniteti me rrugën, duke rehabilituar rrugën lidhëse të fshatit Terthore dhe hyrje-daljen e këtij komuniteti në autostradë sipas standarteve.
Projekti, sipas ARRSH-së, është diskutuar edhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës dhe prefektin e Kukësit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar reagoi ndaj shqetësimit të ngritur nga banorët e komunës Tërthore në Kukës, për mungesën e mbikalimeve, nënkalimeve dhe rrugëve lidhëse me Rrugën e Kombit.
Po ashtu ARRSH informoi se mbyllja e trafikndarëseve ishte e nevojshme sepse rrit sigurinë rrugore dhe redukton aksidentet. Ky komunitet, sipas këtij Autoriteti mund të komunikojë dhe aktualisht ndërmjet pjesës së poshtme të urës që po ndërtohet.
Në lidhje me vendosjen e taksimit në rrugë, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, taksa do të vendoset para tunelit të Thirrës dhe nuk do të taksohen banorët për të lëvizur mes komunave apo edhe me qytetin e Kukësit, ashtu si edhe me Morinën e Kosovën. Banorët e komunës Tërthore në rrethin e Kukësit, zonë e cila përshkohet nga autostrada kundërshtuan dy ditë më parë dhënien me konçesion të Rrugës së Kombit, duke kërkuar ndërtimin e mbikalimeve si dhe përjashtimin nga taksimi.
/Shqiptarja.com