“Kënaqësi që këtë reform do e zbatojmë së bashku. OSBE-ja është një partner i rëndësishëm për ne. Reforma për mbikqyrjen ekektronike për të dënuarit është më ambiciozja dhe është pjesë e reformës në drejtësi”, tha ministry,
Ambasadori Wollfarth pasi ka vlerësuar bashkëpunimin me ministrinë e drejtësisë ka theksuar se kjo reformë është më modernia për sistemin e drejtësisë që do e bëjë Shqipërisë lidere në rajon.
MBIKQYRJA PËR DËNIMET ALTERNATIVE
Teknikisht mbikqyrja elektronike do të funksionojë me një pajisje elektronike, e cila do të jetë e lidhur me një sallë operative nga ku do të monitorohet respektimi i urdhërave të gjykatës nga personat e dënuar.
Nga implementimi i mbikqyrjes elektronike do të përfitojnë gjykatat përsa i takon rritjes së numrit të dënimeve alternative, policia e shtetit dhe shërbimi i provës për arsye se mbikqyrja elektronike do të lirojë efektivet e dy institucioneve nga detyrimi për mbikqyrjen e të dënuarve me këto masa si edhe sistemi i burgjeve, i cili nuk do të mbipopullohet.
(aq/shqiptarja.com)