TIRANË -  Drejtoria Pyjore e Lushnjes vazhdon punën për pyllëzimin e vijës bregdetare në plazhin e Divjakës në hapësirën bosh të lënë nga tërheqja e detit në këtë zonë. Është një inisiativ në vazhdim e kësaj drejtorie dhe komunitetit të zonës për tu kujdesur për florën dhe faunën në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Janë mbjellur deri tani rreth 6000 fidan të rinjë dhe pyllëzimi vazhdon akoma. Qytetar të lirë,grupime shoqërore,nxënës shkollash,vazhdojnë të pyllëzojnë parcelën "Pylli i Shpirtërave",duke lënë pishën e tyre në kujtim të një personi të dashur. Gjithmonë atje ku mbaron diçka,fillon diçka tjetër. /ATSH/