Pema e ullirit është ngulur nga gazetarja kineze Uang Lei, e cila u shpreh se “Po bëj atë që bëri Cue En Lai”... Duke iu dhënë rasti të rrëfejë historinë, zonja Uang rrëfu se në vitet ‘60 të shekullit të kaluar, kur erdhi për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ish-Kryeministri Çu En Lai mori me vete në Pekin “një pemë ulliri nga Shqipëria dhe e mbolli me dorën e tij në shenjë miqësie e dashurie mes popujve shqiptar dhe kinez”.
Duke shtuar se në mbjelljen e kësaj peme vjen mesazhi se “gazetari nuk mund të preket gjatë kryerjes së detyrës.….” Në Vlorë kanë qenë të pranishme 50 gra gazetare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Vojvodina, Serbia, nga SHBA e Kina.
Të pranishme ishin edhe personalitetet e kulturës dhe fushave të tjera, ku të gjitha hodhën një grusht dhe në rrënjën e ullirit. Pasi e mbollën ullirin dedikuar sakrificave të gazetares Luka, vunë një tabelë ku shkruhej: “Në këtë vend, më 31 maj të vitit 1996, është goditur në krye të detyrës,gazetarja e gazetës “Koha Jonë”.30 maj 2013..”
STUDENTËT QË U DIPLOMUAN PËRPARA 40 VJETËSH
Konferencës me gruan gazetare i ka paraprinjë një tjetër veprimtari e rëndësishme për median shqiptare. Është organizuar takimi me studentët që u diplomuan të parët përpara 40 vjetësh, që çelën gazetarinë si degë më vete pranë Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Në këtë ditë u bë edhe promovimi i librit “Kjo është jeta ime” e autores Zenepe Luka, që është ndër pesë vajzat e para, që shënon 40 vjet karrierë në gazetari. Gazetari Virgjil Kule ishtë një ndër personalitet e dipolomuar 40 vjet më parë, i cili foli në emër të kursit të tij, pa harruar të falënderojë Fondacionin N. V. Falaschi dhe bashkinë e qytetit të Vlorës për këtë organizimi.
“Ne jemi të prekur, pasi në këtë mbrëmje të gëzuar nuk është vetëm një takim emocional mes nesh, por mes tonë janë edhe artistet e mëdha të Kombit, janë edhe gazetare të shquara nga Shqipëria por edhe nga shtete fqinjë, deri edhe nga Kina e largët.
Kjo është një gjë e bukur, që do të lerë mbresa të pashlyera tek ne, studentët që u diplomuam gazetarë në maj të vitit 1973”, tha Virgjil Kule, ndërsa shprehu vlerësimet e tij edhe për librin e dhjetë të gazetares Zenepe Luka, “Kjo është jeta ime”.
Pas ligjërimit të Kules është përcjellë përshendetja e Dritëro Agollit, në pamundësi të vinte vet në Vlorë dhe poeti Albert Abazi ka lexuar parathënien e librit “Një gazetare e veccantë, kjo Zenepe Luka!”, shkruar me dorën e tij nga shkrimtari.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)