Mbillnin kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen babë e bir në Tiranë! U sekuestrohen 2 kg lëndë narkotike

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e sotme. Babë e bir mbillnin kanabis në banesën e tyre dhe u janë sekuestruar 2 kg lëndë narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i 52 vjeçarit Bashkim Qefalia dhe i 23 vjeçarit Randi Qefalia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë