Mbipopullim, 48 të dënuar mbi kapacitetin në burgun e Drenovës! Avokati: Shkak keqzbatimi i masave të sigurisë nga gjykatat

Burgu i Drenovës në Korçë përballet prej disa muajsh me mbipopullim të të burgosurve, edhe pse është një burg i sigurisë së lartë. Sipas avokatit Nevzat Tarelli kjo vjen për shkak të keqzbatimit të masave të sigurisë nga gjykatat.

Në burgun e Drenovës mbahen 430 të dënuar nga 382 që është kapaciteti. Të dhënat bëhen të ditura nga Drejtoria e Burgjeve, e cila në përgjigje të interesit të Report TV bëri të ditur se aktualisht janë 48 persona mbi kapacitet.

“Numri aktual i të dënuarve është 150 tek siguria e zakonshme, 65 siguria e lartë dhe të paraburgosur 215”.

Avokati Nevzat Tarelli shprehet se klientët e tij shprehin shqetësim për kushtet, sidomos për pamjaftueshmërinë e shtretërve.

“Para tre-katër muajsh ka qënë një situatë më e mbingarkuar, për shkak të keqzbatimit të masave të sigurimit personal nga ana e Gjykatës, ku dhe për gjëra të parëndësishme është dhënë arrest me burg”-tha Tarelli.

Ai shtoi: “IEVP Drenovë ka një personel bazë, i cili nuk është rritur në krahasim me kapacitetin e shtuar. Kjo padyshim do të ul mundësitë për ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe sociale.”

“Duke shtuar minimalisht nga një person në një dhomë mbi kapacitetin, atëhërë është prishur balanca për akomodimin dhe vazhdimësisë së jetës normale. Padiskutim që kjo situatë do të sillte stres, do të rriste mundësitë e konfliktit, do prodhonte më shumë debate, por do të ulte dhe cilësinë e shërbimeve bazë që ofrohen në atë IEVP", tha Av.Nevzat Tarelli.      

Në këtë burg kryhen 7 programe të ndryshme psikosociale, me dy psikologë dhe 6 punonjës socialë e megjithatë ngarkesa duket se nuk përballohet, pasi në 4 muajt e fundit numërohen tre raste të tentativës së vetëvrasjes në ambinetet e vuajtjes së dënimit. Ky institucion mbetet i rezervuar në dhënien e informacionit mbi shkaqet.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën