Luhatjet e ndjeshme te temperaturave gjatë ditëve të fundit kanë vënë në vështirësi kultivuesit e luleshtrydhes në zonën e Kafaraj në Fier. Ata thonë frutet po piqen para kohe duke sjellë superprodhim, rënie të cilësisë dhe çmim të ulët në treg. Fermerët pohojnë njëzëri se kjo situatë i ka dëmtuar së tepërmi pasi kjo është periudha kur presin të kenë fitime te larta.
Nga 260 lekë për kilogram që tregtohej disa ditë më parë, çmimi ka zbritur në 180 lekë për kilogram, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare.
Kultivuesit pohojnë se shteti duhet tu vijë në ndihmë me subvencione, gjetjen e tregjeve. Po keshtu eshte e nevojshme hapja e nje fabrike per perpunimin e luleshtrydheve.

Kafaraj është pjesë e njesise administrative Frakull në Fier, e cila njihet si ferma më e madhe të luleshtrydheve në Shqipëri. Prodhimi vjetor ne Frakull arrin ne 900 ton luleshtrydhe. Janë 235 fermeret qe e kultivojne dhe sipërfaqja e mbjelle arrin ne 190 hektare. Pjesa me e madhe e prodhimit shkon për eksport.
Komente

