Një kilogram domate me shumicë po shitet 30 lek për kg në tregun e Lushnjes.

Fermerët që kanë kultivuar me qindra hektarë domate në sera shprehen të shqetësuar sepse prodhimi ka mbetur stok.

Aleksander Saveta nga fshati Këmishtaj ankohet se nuk mbulon dot as shpenzimet.

“Kjo domate me 300 lek shitet në tregun e Lushnjes e çon për ta shitur dhe rastis që nuk e shet. Është domate e butë familje rozë, kjo domate shihe këtu s’ke ca i thua….”, tha ai.

“Jam i fundosur me këtë çmim, ushqimet janë shtrenjtë është nën kosto prodhimi i sotëm, po nuk qe 600 lek je me humbje. Shteti na ka lënë në mes të rrugës ska ardhur njëherë këtu në zyra ka agronomë e sdalin të merren me këtë punë”, shton më tej.

Sipas tij, eksporti është bllokuar për shkak se disa perime kanë rezultuar me përmbatje të lartë të pesticideve dhe hormoneve, e për pasojë janë penalizuar dhe fermeret që kanë prodhim cilësor. Ndaj duhet të ndërhyjë Ministria e Bujqëisë me ushtrimin e kontrolleve dhe bërjen e analizave në çdo serë.

“Të kapen ata pse të dënohen ata të bllokojnë po ma gjeti me pisllëqe”.

Rënia drastike e çmimit të domates është shqetësim dhe për fermerin Stavri Gjini nga fshati Goriçaj.  

“Kjo domate që sheh në sere shitet me 300 lek/kg kemi dy javë që kemi dalë në prodhim, sa dalim në prodhim ccmimi bie, 300 lek kemi blere vetëm fidanin llogarit dhe pesticidet. Duhet ccmim stabël që të kemi fitim”.

Shteti thotë fermeri duhet të jetë rregullator në treg për të ndalur abuzimin e grumbulluesve dhe tregtarëve të medhenj.  

“Në Durrës e Tiranë është 4-5 herë më shumë se sa e shesim ne, edhe qeveria duhet të na shohë”.

Sot domatja në Lushnje është me 30 lek/kg, ndërsa në tregjet e pakicës në Tiranë tregtohet me 80 deri në 100 lek për kg.