BRISBANE (Australi), 16 nëntor /ATSH-AFP/ - Vendet më të pasura të botës të mbledhura në G20 të organizuar në Australi u angazhuan dje që të zhdukin epideminë Ebola që ka bër më shumë se 5 000 të vdekur në Afrikën Perëndimore dhe ka prekur tashmë edhe një rajon tjetër, Malinë.
Ndërkohë që kishte qenë deri tani e kursuyer duke mos pasur asnjë vdekje, Malia njoftoi të premten se regjistroi në tre ditë, tre të vdekur në katër raste të prekur nga epidemia dhe se ka vendosur më shumëse 250 persona nën mbikqyrje.
Ky informacion risolli frikën ndonëse Kinshasa (kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos, shën. i përkth.) njoftoi dje fundin e një vatre më të vogël të Ebolas që ka bër rreth 50 të vdekur në një zonë të izoluar të Republikës Demokratike të Kongos.
Nga ana e tyre, anëtarët e G20-s u shprehën se angazhohen që të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të zhdukur epideminë dhe të mbulojnë pasojat e saj ekonomike dhe humanitare në terma afat mesëm", sipas një komunikate të publikuar në Brisbane, në lindje të australisë.
Por ky tekst nuk paraqet asnjë angazhim financiar, duke u shprehur se "vendet e G20 do të punojnë nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe, rajonale dhe multilaterale, si dhe në bashkëpunim me aktorët jo qeveritarë".
Nga ana tjetër ata përshëndetën iniciativën e FMN-së që të japë 300 milionë dollarë shtesë për të luftuar Ebolën dhe reduktuar presionet mbi Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen, nëpërmjet huave, reduktimit të borxhit dhe subvensioneve./
/G.S/










