Mbledhja e dy Kuvendeve, Hisen Berisha: Vërejtet e Ramës ndaj Kurtit, me vend! Por ishte mbështetje e ndërsjelltë prag fushate

 

Deputeti i PDK në Kosovë, Hisen Berisha komentoi mbajtjen e Kuvendit Kosovë-Shqipëri në Prishtinë ditën e sotme. Sipas tij, mbledhja kishte nota pozitive emocionale, por mungonte një platformë e qartë praktike dhe objektiva të qarta për integrimin në BE.

Ai kritikoi pse një mbledhje e tillë nuk u mbajt në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe sugjerohet se ajo mund të ketë pasur motive politike për të rritur prestigjin e kryeministrit Kurti.

'Po ta vlerësojmë në aspektin emocional, ka nota të larta pozitive. Nëse e shohim në rafshin praktik ka disa mundësi të interpretohet në forma të ndryshme. Një mbledhje e tillë u mbajt kohë më parë. Pse nuk u mbajt në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës? Dy qeveritë nuk kanë gjetur për mbledhje të përbashkët të dy qeverive, nuk kanë gjetur nevoja të koordinimit. Nuk arrijmë të tejkalojmë vetveten. Cili ishte qëllimi i kësaj seance? Nëse themi se vumë binarët e një zhvillimi të ardhshëm dhe drejt objektivave në integrimin e BE, atëherë edhe kjo nuk u tha. Nuk kishte platformë të përbashkët. Edhe deklarata e përbashkët ishte emocional. Pse u mbajt? Kjo mund të jetë një sekuencë për të fituar pikë politike në fazën ku jemi.'

Fjalën e Ramës e cilëson si provokative, me mesazhe të dyanshme, duke përfshirë edhe vërejtje të drejta për diskursin politik në Kosovë dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

'Fjala e zotit Rama kishte nota provokative. Përveç mesazheve që përçoi, për diskursin politik të Kosovës, për të shmangur gjuhën nacionaliste, ishin vërejtje me vend. Kur flasim për bashkëpunim ekonomik lë për të dëshiruar. Ishte mbështetje e një internacionalisti socialist nga Shqipëria për një internacionalist socialist në Prishtinë. Ishte një tendencë për të vu në pah premtimet e papërmbushura. Po na rezulton një diçka e domosdoshme, e kam konsideruara thjesht për të rritur prestigjin e Kurtit para zgjedhjeve.

E dimë se nëse Thaçi do mbahet mend, një kur thotë fjalën shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe dy kur themeloi këtë gjykatë.'

Më tej vëren mbështetjen e kryeministrit Rama për Kurtin në prag të zgjedhjeve dhe diskutohet për rolin e SHBA-së, sidomos në kontekstin e administratës Trump, në raport me Gjykatën Speciale dhe drejtësinë për liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

'Zoti Rama po i jep mbështetje Kurtit për të fituar zgjedhjet. Asnjë rezolutë nuk mund ta zhbëjë gjykatën. Ende nuk do ketë asnjë hapësirë për ndëshkim të liderëve të ushtrisë së Kosovës. Administrata Trump do determinojë procese më ndryshe. Sepse këto gjykata po bëjnë padrejtësi më të madhe. SHBA financon prokurorët. Nuk do lejojnë akuza me qëllime spekulative për të dëmtuar luftën. Këtu e kam shpresën tek administrata Trump, se duhet të vendoset drejtësi dhe procedurat nuk mund të zgjaten pa fund.'


Lajmi kryesor:

Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit