Nisma për Vettingun që disa nxënës e filluan në Tiranë, të cilët kërkonin që të mblidhnin firma për përshpejtimin e procesit është shtrirë në shumë qytete të Shqipërisë.
 
Sot kësaj nisme i janë bashkuar edhe Kukësi, Fieri, Vlora, Berati dhe Korca. Në të gjitha këto qytete janë ngritur çadra të cilat po shërbejnë për mbledhjen e firmave të qytetarëve. Por interesimi i qytetarëve ka qenë mjaft i madh.
 
 Ata janë shprehur se ky proces duhe të marrë rrugë sa më shpejt në mënyrë që të gjithë të korruptuarit të dalin para ligjit. Në qytetin e Kukësit qytetarët janë shprehur që firmat e tyre të dërgohen sa më shpejt që të dërgohen në parlament që të votohet sa më shpejtë të jetë e mundur.
 
“Për Vettingun të bëhen një orë e më e më parë duke filluar te drejtori e duke filluar te presidenti i Republikës”, tha një qytetar. 
 
Edhe në Fier qytetarë të shumtë janë afruar çadrës për peticionin e Vettingut dhe kanë firmosur pro reformës në drejtësi dhe largimin e të korruptuarve, duke bërë thirrje që të gjithë ata që kanë bërë vjedhje ose korupsion në kurriz të popullit të kalojnë në sitë.
 
“Të bëhet që të zhduken të gjithë të korruptuarit, ata që kanë vjedhur rë kalojnë në sitë. Të jenë njësoj si unë si ata”, tha një tjetër qytetar.
 
“Kemi vetëm minuta që kemi dalë dhe janë mbushur plot gjashtë faqe. Shpresojmë akoma për më mirë”, tha një nga vullnetaret për mbledhjen e firmave pro Vettingut.
 
Në Vlorë qytetarët shprehen se ky precesë është i vonuar dhe kjo duhet të ndodhte shumë kohë më parë gjë e cila do t’i kishte dhënë mjaftë përparësi vendit sa i përket antarsimit të vedit tonë në Bashkimin Europian.
 
“Të gjithë duhet të ngrihemi për të firmosur në mënyrë që edhe Vettingu të mëhet siç duhet, se atë e kanë bërë edhe shtetet Europiane, ne jemi në Europë nuk jemi në Afrikë” tha qytetari nga Vlora.
 
Gjithashtu edhe në Berat është ngritur çadra e cila po mbledh firmat e qytetarëve për përshpejtimin e procesit të vetingut.

“Vettingu duhet bërë patjetër”, u shpreh një qytetar tjetër.
 
Njëkohësisht edhe Korca i është bashkuar qyteteve të tjera ku edhe në këtë qytet ka një interesim mjaft të madh të qytetarëve të cilët janë në mbështetje të përshpejtimit të ligjit të vetingut.
 
“Unë jam pro Reformën në Drejtësi dhe të shkallmohen se janë të lidhur që këtu dhe deri në Gjykatën e  Lartë”, tha një zonjë.
 
Në ditë në vijim ky peticion prite të kalojnë edhe qytete të cilat akoma nuk janë bërë pjesë e kësaj nisme.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)