TIRANE - Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen javore pak ditë para seancën plenare që pritet të shoqërohet edhe me protestën e opozitës. Pas mbledhjes së javës së kaluar ku pati edhe debate për shkak të përjashtimit të deputetit Tom Doshi, mësohet se kjo ishte një mbledhje e qetë, ku ra në sy prania e gjithë Ministrave socialistë, por edhe mungesa e kryeministrit Edi Rama.

Burime për A1 Report sqarojnë se nuk është diskutuar në lidhje me situatën e krijuar javën e kaluar por as për emrat që do të garojnë për zgjedhjet lokale, dhe kandidatët e mundshëm. Ku pavarësisht emrave të përfolur, nuk ka ende emra zyrtarë që do të garojnë në 61 bashkitë e vendit.

Ndërsa LSI dhe Partia Socialiste janë në negociata intensive mes tyre, dhe pritet që në ditët e ardhshme, të shpallen edhe qarqet kryesore dhe emrat e garuesve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)