Mbledhja e grupit, PS vendos
rrëzimin e 2 dekreteve të Nishanit

Mbledhja e grupit, PS vendos<br />rrëzimin e 2 dekreteve të Nishanit
Partia Socialiste ka vendosur dje në mbledhjen e grupit parlamentar që të rrëzojë të enjten dy dekretet e Presidentit, me anë të së cilëve ishte kërkuar rishikimi i ligjit për arsimin e lartë, dhe i atij për turizmin. Gjatë mbledhjes së drejtuar nga kreu i grupit, Gramoz Ruçi deputetët kanë rënë dakord se këto dy ligje janë konsultuar mjaftueshëm me grupet e interesit, me ekspertët më të mirë të fushës dhe me aktorët politikë, ndaj nuk ka arsye që ato të ndryshohen. Këtë linjë socialistët do të mbajnë dhe në komisionet parlamentare ku këto dy dekrete të presidentit do të shqyrtohen.

Ato pritet të rrëzohen fillimisht në Komisonin e Ligjeve dhe pastaj t’i kalojnë për votim seancës plenare ditën e enjte. Ligji për arsimin e lartë, i cili pati edhe kundërshti nga një grup pedagogësh dhe studentësh, u kthye për rishqyrtim në Kuvend, pasi Presidenti e quajti atë të papajtueshëm me Kushtetutën. Në argumentet e dekretit të tij, Nishani tha se ky ligj nuk u jep të drejtë të gjithë studentëve të kenë mundësi të barabarta studimi. Po ashtu, Presidenti tha se ky ligj cenon autonominë e universiteteve, pasi vendos në qendër shtetin, dhe jo universitetin.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com