Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve, të enjten e 20 korrikut. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se dosja e Arben Ahmetajt është tronditëse dhe duhet sqarim. Bardhi nënvizon se mafiozët e inceneratorëve, siç i quajti ai, vijojnë të paguhen nga buxheti i shtetit. Ai kërkoi dakordësi dhe për kërkesën e Rithemelimit për mocion me debat.
‘Opinioni publik gjatë këtyre ditëve është tronditur nga faktet që SPAK ka zbuluar në lidhje me Ahmetaj ndërsa përgjegjësia penale tashmë është çështje drejtësie se prokurorisë ndaj gjykatës. Do të duhet që zv.kryeministri të japë llogari dhe të ofrojmë opinionin publik sesi me paratë e buxhetit të shtetit po financohet arratia e mafiozëve të aferës së inceneratorëve. Edhe pse janë shpallur në kërkim ndërkombëtar ata vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit. Sipas rregullores kërkesë për interpelancë urgjente është e detyrueshme. Ka një kërkesë të një grupi kolegësh për mocion me debat. Gjej rastin të thirret konferenca e kryetarëve në lidhje me diskutimin për aferën e inceneratorëve. Të enjten në votim një ligj siç është legalizimi kanabisit. Diskutimi mbi ligjin e kanabisit është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit.’- tha Bardhi.
Kërkesë për përballje me opozitën për çështjen e inceneratorëve e pati edhe grupi i Rithemelimit. Kampi i Berishës kërkoi mocion me debat, ndërsa sot PD përmes kryetarit të grupit Gazment Bardhi kanë kërkuar interpelancë. Ende nuk dihet se cila kërkesë do të miratohet ndërsa vlen për t’u theksuar se edhe në mënyrën sesi opozita parashtron çështjet për llogaridhënie nga mazhoranca theksojnë ndasitë dhe përçarjen brenda kampit blu.
SPAK ka dërguar në gjykatë kërkesën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë. Pak ditë më parë Kuvendi i hoqi mandatin Ahmetajt dhe i hapi rrugë arrestimit dhe kontrolleve të SPAK në banesat e tij.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
AH MOJ GAZMENDA KUR FLET TI ME DUKET SE DEGJOJ TE PELLITUREN E NJE GOMARICE....
PërgjigjuSa do tronditese te jete dosja Ahmetaj i takon vetem drejtesis dhe jo nje dallaverexhiu te Berishes si Bardhi,gerthet bertet kot qe te na terheqi vemendjen po kaq i shpifur sa eshte as e shef dhe as e degjon njeri .
PërgjigjuIk ore palaco.
Përgjigju