Mbledhja e jashtëzakonshme, flet
Vuçiç:Vrasja e Ivanoviç,akt terrorist

Mbledhja e jashtëzakonshme, flet<br />Vuçiç:Vrasja e Ivanoviç,akt terrorist<br>
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka cilësuar akt terrorist vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Në reagimin e tij të parë për ngjarjen e rëndë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç deklaroi se Serbia do ta trajtojë atë veprim në përputhje me rrethanat

Presidenti iu përcolli ngushëllimet e tij familjarëve të të ndjerit, në emër të tij, të shtetit dhe të qeverisë, raportojnë mediat serbe.

“Ky është një akt terrorist sa i përket shtetit të Serbisë dhe qëndrimi ynë ndaj këtij akti do të jetë në përputhje me këtë”, tha Vuçiç.

Gjithashtu, Vuçiç zhvilloi dhe biseda telefonike me shefen e politikës së jashtme të BE dhe shefen e sigurimit, Federica Mogherini. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar