Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë sot një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social dhe që do kenë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës. Kështu pritet miratimi i projektvendimit mbi dhënien e ndihmës ekonomike për 3545 familje në kryeqytet, ndërmjet të cilëve personat me statusin e jetimit, viktima të dhunës në familje, individë viktima të trafikimit apo edhe familjet me shumë fëmijë.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe ai për kompensimin e energjisë elektrike për kategoritë në nevojë. Më konkretisht individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj. Individëve përfitues të statusit të të verbrit, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj.

Ndërsa për individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik dhe individëve përfitues të statusit të të verbrit, të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë, pritet t’u jepet një kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 1400 lekë në muaj.

Kategoritë të tjera që përfitojnë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri 300 kwh në muaj janë: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë. Kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të miratojë dhe fondin për pagesën që u jepet personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës në territorin e Njësive Administrative nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë