TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim zhvilloi një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri. Takimi mesditën e sotme zgjati për rreth 90 minuta.

Një burim nga ambasada amerikane i tha Report Tv se mes Kim dhe Ramës u diskutuan një gamë e gjerë çështjesh, 'përfshirë pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA-së në lidhje me marrëveshjen e 5 Qershorit të Këshillit Politik'.

Edi Rama është shprehur se marrëveshja e 5 Qershorit do të votohet sikur u dakordësua dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Por problemi lidhet me faktin që paralel me paktin e 5 Qershorit, shumica socialiste ka mbështetur nismën e opozitës parlamentare për hapjen e listave dhe koalicionet.