Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen e radhës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit JustAL.

Përmes një njoftimi, KLP bën të ditur se Këshilli votoi përbërjen e komisioneve të përhershme dhe anëtarët zëvendësues, të KLP-së.

Pas votimit, rezultoi se përberja e Komisioneve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do jetë si më poshtë;

Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Mirela Bogdani
Anëtar Zëvendësues: Vatë Staka, Erion Fejzulla
Komisioni Disiplinor, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Sokol Stojani
Anëtar Zëvendësues: Mirela Bogdani, Moisi Duda
Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Zeqir Hoda
Anëtar: Erion Fejzulla, Olger Eminaj
Anëtar Zëvendësues: Erind Germenji, Ledina Riza
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, i përbërë nga anëtarët:
Kryetar: Vatë Staka
Anëtar: Erind Germenji, Moisi Duda
Anëtar Zëvendësues: Erind Merkuri, Sokol Stojani

Pas shqyrtimit të relacionit të përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, Këshilli miratoi kërkesën e prokurorit Florian Boriçi për të zhvilluar veprimtari jashtë funksionit.

Në përfundim, Këshilli miratoi raportin e Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ened Nakuçi, për periudhën 2017–2019. Ai u vlerësua me nivelin “Shkëlqyeshëm”.