Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën të gjejnë konsensus as aty, duke i ndarë votat sipas përkatësisë politike, 7 vota pro mazhoranca e 7 kundër opozita.

Deklarata e përbashkët si rregull pritet të miratohet në përfundim të takimeve periodike mes parlamentarëve shqiptarë dhe atyre të Unionit dhe përmban vlerësimet për ecurinë e anëtarësimit në BE dhe rekomandimet për reformat, por këtu palët ndahen.

Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se "të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste".

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste

Sepse #ShqipëriaNukNdalet

Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë

Sepse #PartiaSocialisteNukNdalet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka replikuar kryeministrit Rama, duke shkruar se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Be-Shqipëri, miratuan të gjitha amendamentet e opozitës që ishin refuzuar nga PS.

Ndër të tjera, Bardhi shkroi se Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin si ‘klloun të korruptuar’ dhe ‘zar të krimit të organizuar’.

PD pretendoi se amendamentet e tyre që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion si dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave u rrëzuan.

Partia Socialiste bëri sot të ditur se një numër amendamentesh të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, pikërisht në frymën konsensuale që duhet të karakterizojë një proces kaq të rëndësishëm sa anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Bardhi: Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin të gjithë si kloun të korruptuar, eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

1783083874_gazmentbardhi.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka replikuar kryeministrit Edi Rama. Bardhi shkruan se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Be-Shqipëri, miratuan të gjitha amendamentet e opozitës që ishin refuzuar nga PS.

Ndër të tjera, Bardhi shkroi se Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin si ‘klloun të korruptuar’ dhe ‘zar të krimit të organizuar’.

Postimi i Gazment Bardhit

 VLERËSIMI: ★✩✩✩✩

Kaq përgjigje meriton, se të ka dalë boja fare! Vështirë të të marrësh seriozisht. Kushdo në Parlamentin Europian të shihte si Klloun të korruptuar dhe zar të krimit të organizuar!

Gënjeshtrat e tua nuk i beson as vetë.

Po! Rruga që ke marrë është e pandalshme. Ti dhe Rilindja do të përfundoni në koshin e plehrave të historisë!

Sqarim për qytetarët:

Dikush ta njoftojë Edi Ramën se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës, të cilat PS i refuzoi.

Amendamentet e miratuara kërkonin:

* ndalimin e blerjes së votës, patronazhimit dhe keqpërdorimit të burimeve shtetërore;

* rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

* respektimin e standardeve europiane për imunitetin parlamentar;

* mbrojtjen e pavarësisë së SPAK-ut dhe të drejtësisë;

* transparencë për PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike;

* mbrojtjen e pronës, zonave të mbrojtura dhe lirisë së medias.

Një lojë me letra bixhozi në një lokal të Strasburgut mund të jetë e vetmja dorë që fitoi delegacioni i PS-së. Sepse në tavolinën politike të Europës, eurodeputetët u bashkuan me opozitën për të miratuar amendamente që denoncojnë pikërisht modelin e qeverisjes së Edi Ramës: blerjen e votës, patronazhimin, korrupsionin, kapjen e shtetit, cenimin e pavarësisë së drejtësisë, PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike.