Basha paralajmëron dy Komisione Hetimore në shtator: Fondet e Bujqësisë dhe Investitorët strategjik

Basha paralajmëron dy Komisione Hetimore në shtator: Fondet e Bujqësisë dhe Investitorët strategjik

1690621439_basha.jpg

Partia Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha bën me dije se në shtator do të kërkohen dy hetime parlamentare në lidhje me fondet e IPARD si dhe për personat që kanë përfituar statusin investitor strategjik.

‘Lufta kundër korrupsionit prioritet në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Basha, ja dy hetimet parlamentare që do të kërkohen në shtator. Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike: Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.’- njofton zyra e shtypit në PD.


Lajmi kryesor:

Basha mbledh kryesinë, i bashkohen 13 anëtarë, nga 27! Thërret Kuvendin Kombëtar të PD-së më 2 shtator: Ndryshojmë statutin! Grupi i Bardhit bojkoton takimin


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja