Mbledhja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi: Të përgatitet struktura e partisë për zgjedhje të brendshme dhe kryetar partie

 

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi ka reaguar për mbledhjen që po diskutohet prej disa orësh duke treguar se ka kërkuar që të përgatitet struktura e partisë për zgjedhje të brendshme, për kryetar të PD dhe organet e tjera drejtuese. 

"Për më shumë se një vit në emër të bashkimit, në emër të bashkëpunimit mes demokratëve, është humbur kohë e vlefshme për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur dhe me qëndrime të qarta. Vendimmarrja e drejtë, në kohën e duhur dhe qëndrimet e qarta së pari për identitetin politik të Partisë Demokratike është ajo që vlen sot.

Kam qëndruar sepse kam shpresuar se së bashku kemi marrë disa vendime të rëndësishme në kuvendin e 18 dhjetor-it dhe shumë prej jush këtu keni votuar “PRO” - A i qëndroni ende atyre parimeve mbi të cilat duam të ringremë Partinë Demokratike?

Padyshim nëse flasim për një proces kohezioni mes demokratëve, proces i cili do të duhet te ndodh në kohë, nuk shoh asnjë pengesë, madje e gjej të dobishme që kjo kohë të energjizohet me qëndrimet, aktet dhe vendimmarrjen e duhur.

Nesër nuk do të ketë më kohë për Partinë Demokratike dhe të gjithë që sot kemi mundësinë për vendimmarrje të qartë e të drejtë nuk do mundemi ta bëjmë, do të mbajmë përgjegjësi historike për këtë.

Në këtë situatë mendoj se është përgjegjësia jonë të japim energjinë e duhur, vlerësimin e duhur këtij momenti dhe të përgatitim strukturën e Partisë për zgjedhjet e saj të brendshme si për kryetar ashtu edhe për organet e tjera drejtuese. Unë jam me demokratët, me ata demokratë që kanë qëndruar, jam në krah të kolegjit të kryetarve me mundin dhe sakrificat e tyre, me akte konkrete, jo me fjalë", tha Jupi.


Lajmi kryesor:

6 orë takim në Kryesinë e PD, ende s'ka tym të bardhë! Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën