Udhëheqësit e katër vendeve të Gjirit janë mbledhur sot në Xheda për takimin e parë ballë për ballë të udhëheqësve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, që nga fillimi i luftës.

Sipas mediave të huaja, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, i fotografuar në të djathtë me Emirin e Katarit, kryesoi takimin.

Mediat shtetërore saudite thanë se në samit u diskutuan "tema dhe çështje që lidhen me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe koordinimi i përpjekjeve në lidhje me to".

Një zyrtar i Gjirit i tha Reuters se takimi ishte në terma të thjeshtë për të gjetur një përgjigje ndaj mijëra sulmeve iraniane me raketa dhe dronë ndaj shteteve të Gjirit që nga fillimi i luftës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Irani na informoi se ndodhet në kolaps, kërkojnë që ne të hapim Ngushticën e Hormuzit! Emiratet e Bashkuara braktisin OPEC