Në mbledhjen e qeverisë të datës 17 shkurt 2007, ish ministri i Mbrojtjes atëherë, Fatmir Mediu ka tentuar përmes miratimit të heshtur të Berishës, të kalojë kontratën e Gërdecit përmes një VKM nga qeveria shqiptare.
 
Nëse kjo do të kishte ndodhur, atëherë skandali ligjor do ishte më i plotë, pasi do të ishte direkt përgjegjësi e Berishës, i investuar në biznesin e të birit, Shkëlzen Berisha.
 
Por dy ministra kanë kundërshtuar fort dhe me argumente ligjore. Ridvan Bode ka kundërshtuar mënyrën se si kërkohej të jepej koncesioni, për një kompani të paracaktuar dhe të vetme, dhe me cmim të caktuar prej tyre dhe Ilir Rusmali, që ka kundërshtuar me argumentin, se qeveria nuk mund të kthehet në komision tenderi.
 
Sipas faksimileve të siguruara nga gazeta Tema, gjatë mbledhjes bie në sy që Berisha është nervoz dhe kërkon ta fshehë qëndrimin e tij, por në fund zbulohet, pasi kurrsesi nuk do që kjo gjë të agullohet. Në fund ai kërkon të ngrejë një komision që ta rishikojë këtë çështje por është Rusmali që e kundërshton fort, si praktikë antiligjore. Dhe kjo i kushtoi shtrenjtë pas disa muajsh.

Redaksia online
Shqiptarja.com