Mbledhja e qeverisë, miratohen 4 projekt-vendime të ministrisë së Mbrojtjes! Peleshi: 30 milionë euro hua koncesionare nga Italia për emergjencat civile

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në dalje për mediat bëri me dije se dikasteri që drejton ka ndërmarrë 4 projektvendime, 2 prej të cilëve lidhen me fushën e pjesëmarrjes së forcave të armatosura shqiptare në operacione ndërkombëtare dhe 2 të tjerë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.

Sa i takon operacioneve ndërkombëtare ku forcat e armatosura shqiptare do marrin pjesë, Peleshi tha se bëhej fjalë për operacione të NATO-s në detin Mesdhe dhe në Egjipt.

“4 projekt vendime të iniciuara nga ministria e Mbrojtjes janë miratuar sot. Dy prej tyre ishin miratimi për pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare, konkretisht pjesëmarrja e forcave të armatosura e të Shqipërisë  në operacionin e NATO-së në Mesdhe të quajtur ‘Fokops’ ku ne do marrim pjesë me një anije me 21 anëtarë të forcave të armatosura. Po ashtu edhe në një operacion ndërkombëtar në Egjipt, ku do marrin pjesë 3 oficerë shqiptarë"-tha ministri i Mbrojtjes. 

Ndërsa për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, Peleshi tha se është bërë identifikimi i 6 risqeve dhe është miratuar strategjia për adresimin e problemeve që mund të shkaktojnë. Vendim i rëndësishëm është edhe miratimi i marrëveshjes për 30 milionë euro si hua koncesionare nga Italia si mbështetje për sistemin e emergjencave civile.

"Projekt vendimet e tjera lidhen me menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Kemi identifikuar 6 risqe, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, përmbytjet, epidemitë apo pandemitë, rreziqet teknologjike. Kemi miratuar strategjinë sesi do t’i adresojmë në mënyrë aktive duke i dhënë më shumë theks parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile të shkaktuara nga këto risqe. Strategjia parashikon si do të shpërndahen forcat në parandalimin e risqeve ekzistuese dhe potenciale. Projektvendimi i katërt, është marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për mbështetjen e gjithë sistemit të emergjencave civile me një hua koncesionare prej më shumë se 30 milionë euro. Jemi gati për të kaluar në ratifikimin e kësaj marrëveshje në Këshillin e Ministrave”-tha Peleshi.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 22/02/2023 17:20

    Do sjelle nje gje shume te mire ky vendim

    Përgjigju
  • Dori: 22/02/2023 17:20

    Lajm shume i mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Poni: 22/02/2023 16:06

    te gjitha keto vendime qe jane mare jane shume te rendesisshme per vendin tone

    Përgjigju
  • Agron: 22/02/2023 16:02

    Si gjithmone nuk zhgenjen qeveria me vendimet qe merr ,te cilat kane impakt pozitiv ne kete vend.

    Përgjigju
  • Goni: 22/02/2023 15:55

    Sa mire qe gjithmone jeni ne gatishmeri per cdo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI