Mbledhja e Qeverisë në Vlorë
Rama: Kanina, zonë e mbrojtur

Mbledhja e Qeverisë në Vlorë<br />Rama: Kanina, zonë e mbrojtur<br>
Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimet e marra nga qeveria në mbledhjen e kësaj të premte në qytetin e Vlorës. Një nga vendimet e rëndësishme të kësaj mbledhje ka qenë shpallja e qendrës së fshatit të Kaninës zonë të mbrojtur. "Një nga vendimet e qeverisë ishte shpallja e qendrës së Kaninës, si zonë e mbrojtur, u shpall projekti i financimit të saj. Sistemimi i asaj zone që tashmë është zonë e mbrojtur kulturore”, u shpreh Rama.  

Qeveria ka miratuar edhe disa vendime të tjera të rëndësishme kryesisht për financime në infrastrukturën urbane. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka theksuar se është rënë dakord tashmë që çdo muaj anëtarët e kabinetit të qëndrojë në zonat e tyre elektorale për të qenë pranë komunitetit dhe për të ndjekur punët publike. "Të gjithë anëtarët e qeverisë do shkojnë në zona të ndryshme, në fshatra të ndryshëm për të bërë takime sipas sektorëve dhe ndalur e biseduar me njerëz të zakonshëm dhe familjarë në të gjithë hapësirën rurale".

[gallery]24252[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve

23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve