Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi mbledhjen dyditore të kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit socialistë në Pogradec, duke e cilësuar atë një “aheng qeveritar” që, sipas tij nuk prodhoi asnjë zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve.

“Cili ishte rezultati i këtyre takimeve? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime. Çfarë doli nga Pogradeci? U mblodhën për të zgjidhur hallet e kombit. Çfarë solli si rezultat kjo mbledhje?”, tha Berisha. 

Berisha tha se nga takimet nuk pati përgjigje për problematikat që shqetësojnë qytetarët, duke përmendur pensionet, arsimin, shëndetësinë, çmimet dhe kostot e larta të strehimit.

"Cili ishte rezultati i këtyre takimeve? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime. Çfarë doli nga Pogradeci?  U mblodhën për të zgjidhur hallet e kombit. Çfarë solli si rezultat kjo mbledhje? Do më shkruante një mik i imi pensionist: dua ta falënderoj atë plakun që përqafoi Edi Ramën se na shpëtoi nga ulja e pensioneve. Çfarë solli? Çfarë dëgjuan nxënësit, mësuesit e këtij vendi për vitin e ri shkollor? Çfarë dëgjuan të sëmurët e Shqipërisë për shëndetin e tyre? Çfarë dëgjuan mbi 30% e shqiptarëve, që janë në rrezik për kafshatën e gojës, janë të kërcënuar nga uria sipas të dhënave të fundit të FAO-s? Dëgjuan se do merremi me ushqimin. Çfarë dëgjuan qytetarët shqiptarë, që në Tiranë duhet të paguajnë qira më shumë se 2/3-tat e rrogës së tyre? Çfarë dëgjuan studentët, të cilët nisin vitin e ri shkollor në universitet në pamundësi për të paguar qiratë e larta, apo të rinjtë për të blerë një strehë familjare? Pra, a mund të imagjinohet një shkëputje stratosferike e tillë, e cila shpreh një shkallë stratosferike inkriminimi të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale, që kalojnë nga ahengu qeveritar në aheng tjetër qeveritar dhe bëjnë sikur në Shqipëri nuk ndodh asgjë", tha Berisha. 

Për zgjedhjet vendore të vitit 2027, Berisha tha se PD do të nisë së shpejti përgatitjet dhe se nuk ka asnjë vendim për të përjashtuar primaret. Për një kandidaturë të mundshme të Ilir Alimehmetit për Tiranën, ai tha se gjithçka do të vendoset në javët e ardhshme, ndërsa ambicien e Erion Braçes e cilësoi pjesë të një “lufte të brendshme” në PS.

“Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i PD dhe i qytetit të Tiranës. Gjithçka do përcaktohet në javët e ardhshme”, tha Berisha.

Kreu i PD-së komentoi edhe reformën territoriale, duke thënë se opozita do të vijojë vijojë dëgjesat dhe konsultimet me qytetarët për propozimin e saj me 100 bashki, ndërsa akuzoi Ramën se është tërhequr në mënyrë të njëanshme nga procesi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Gara për Tiranën/ Berisha: Primaret s’përjashtohen! Alimehmeti, personalitet i shquar! Kandidatura e Braçes? Luftë e brendshme në PS

1787659336_saliberisha.jpeg

Sali Berisha thotë se PD do të nisë së shpejti përgatitjet për zgjedhjet vendore dhe se nuk ka asnjë vendim për të përjashtuar primaret për zgjedhjen e kandidatëve.

Sali Berisha: PD në kohë shumë të afërt do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Çështja e hapjes së garës, ndonëse në njëfarë mënyre nuk është se nuk është punuar, është punuar, por po vazhdon puna dhe në momentin më të parë do ta shpallim.

Do ketë përjashtim nga rregulli këtë herë për të mos zhvilluar primare, apo do i qëndroni besnik statutit?

Sali Berisha: Jo, nuk ka asnjë vendim që të përjashtohen primaret. Nuk ka.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, do keni kandidat të pavarur për Tiranën, apo PD do shohë mundësinë e shqyrtimit?

Sali Berisha: Gjithçka do vendoset në javët e ardhshme.

Për një kandidaturë të mundshme të Ilir Alimehmetit për Bashkinë e Tiranës, ai la gjithçka të hapur.

Sali Berisha: Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i PD dhe i qytetit të Tiranës. Gjithçka do përcaktohet në javët e ardhshme.

Ndërsa ambicien e Erion Braçes për Tiranën, Berisha e cilësoi pjesë të një lufte të brendshme në PS.

“A nuk u shpall njëherë kjo Korba e Covid-it si kandidate? U shpall zyrtarisht nga Rama. Tani, e kupton që kjo është një luftë e brendshme midis tyre në klan. Nuk ke ç’i bën, le të vazhdojnë, po Tirana nuk voton më partinë e krimit në mënyrë përfundimtare. Për këtë u siguroj”, tha Berisha.

Ora 13:47
Reforma Territoriale, Berisha: Rama u tërhoq në mënyrë të njëanshme, do me çdo kusht që ta ketë në dorë Shqipërinë

Për Reformën Territoriale, Sali Berisha tha se opozita do të vijojë dëgjesat dhe konsultimet me qytetarët për propozimin e saj me 100 bashki. Kreu i PD-së akuzoi Ramën se është tërhequr në mënyrë të njëanshme nga procesi, pasi sipas tij kërkon të kontrollojë të gjithë pushtetin vendor.

“Ne do vazhdojmë dëgjesat, do vazhdojmë konsultat, do vazhdojmë bisedat me qytetarët. Në parlament, ne kemi aq vota sa kemi. Edi Rama u tërhoq.Ne e çuam në parlament, e dorëzuam reformën, por Edi Rama u tërhoq në mënyrë të njëanshme sepse do me çdo kusht ta ketë në dorë Shqipërinë. Ai ka mision shpopullimin e Shqipërisë dhe vazhdon në këtë mision. Është totalisht në një mision antishqiptar”, tha Berisha.