Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë Donika Gërvalla ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore në Bruksel.
Me këtë rast ministrja Gërvalla ka folur për zhvillimet e fundit në vend ku tha se Kosova cila ka pranuar kërcënime të hapura për luftë nga shteti fqinj, Serbia.
“Gërvalla ka njoftuar ministrat e jashtëm me kërcënimin e drejtpërdrejtë, që është manifestuar me prezencë të trupave dhe automjeteve të Serbisë në kufirin e Kosovës duke përfshirë edhe avionët luftarakë rusë, përkatësisht MIG 29. Për më tepër, ka theksuar se gjatë kësaj krize, ambasadori rus u paraqit në kufirin e Kosovës dhe i mirëpriti këto kërcënime e lëvizje agresive të Serbisë. Duke folur për ndikimin rus dhe kinez përmes Serbisë në Ballkan, Gërvalla ka theksuar ndër të tjera se NATO dhe BE-ja nuk duhet ta tolerojnë qasjen agresive të Serbisë, përkatësisht të lidershipit aktual të saj”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Po ashtu gjatë fjalës së saj Gërvalla shprehu gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim efektiv në arritjen e rezultateve të planifikuara në kuadër të agjendës së SEECP-së.
Komunikata e plotë:
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla, mori pjesë sot në takimin e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore në Bruksel, të ftuar nga kryediplomati grek z.Nikos Dendias me rastin e kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) nga Athina.
Gjatë këtij takimi u prezantuan prioritetet e kryesimit të SEECP-së nga Athina si dhe u diskutuan zhvillimet aktuale dhe bashkëpunimi rajonal duke u fokusuar në forcimin e sinergjisë mes vendeve të Evropës Juglindore me qëllim të zhvillimit të rajonit.
Me këtë rast ministrja Gërvalla ka theksuar se pavarësisht rrethanave të vështira dhe klimës sfiduese politike në rajon, SEECP-ja duhet t’i përmbahet gjithmonë objektivit të vet themelor për rritjen e bashkëpunimit politik dhe të sigurisë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e kapitalit njerëzor, demokracisë dhe drejtësisë.
Ajo ka ngritur çështjen e zhvillimeve të fundit në Kosovë e cila ka pranuar kërcënime të hapura për luftë nga shteti fqinj, Serbia.
Gërvalla ka njoftuar ministrat e jashtëm me kërcënimin e drejtpërdrejtë, që është manifestuar me prezencë të trupave dhe automjeteve të Serbisë në kufirin e Kosovës duke përfshirë edhe avionët luftarakë rusë, përkatësisht MIG 29. Për më tepër, ka theksuar se gjatë kësaj krize, ambasadori rus u paraqit në kufirin e Kosovës dhe i mirëpriti këto kërcënime e lëvizje agresive të Serbisë.
Duke folur për ndikimin rus dhe kinez përmes Serbisë në Ballkan, Gërvalla ka theksuar ndër të tjera se NATO dhe BE-ja nuk duhet ta tolerojnë qasjen agresive të Serbisë, përkatësisht të lidershipit aktual të saj.
Po ashtu gjatë fjalës së saj Gërvalla shprehu gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim efektiv në arritjen e rezultateve të planifikuara në kuadër të agjendës së SEECP-së./GazetaExpress