Pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat që janë marrë dhe do merren nga qeveria për përballimin e situatës së vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19, me anë të një video-konference ka reaguar edhe presidenti Meta.
Ai e ka konsideruar mbledhjen tepër konstruktive dhe bashkëpunuese dhe ka falenderuar Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, Kryeministrin z.Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha për unitetin që dëshmuan.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë
Nëpërmjet një video-konference zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat që janë marrë dhe do merren nga Qeveria për përballimin e situatës së vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të saj. Një nga temat kryesore të diskutimeve ishin edhe masat e mundshme për rikthimin e shtetasve shqiptarë, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë vendit.
Mbledhja, që u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë pandemi globale në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.
Për këtë arsye dua të falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, Kryeministrin z.Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha për unitetin që dëshmuan.
Në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë.
Çdo vendim, qëndrim dhe sjellje e secilit prej nesh duhet të udhëhiqet vetëm nga interesi më i mirë kombëtar, publik dhe qytetar.
Lajmi kryesor:
COVID-19/ Tre orë mbledhje e 'Sigurisë' online! Meta: Kishte unitet! Tre çështjet që diskutuam me Ramën, Bashën, Ruçin e ministrat
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14