COVID-19/ Tre orë mbledhje e 'Sigurisë' online! Meta: Kishte unitet! Tre çështjet që diskutuam me Ramën, Bashën, Ruçin e ministrat

TIRANE-Kreu i shtetit Ilir Meta mblodhi sot virtualisht online (video-konference) Këshillin e Sigurisë Kombëtare për rreth tre orë. Qëllimi i mbledhjes së pazakontë, ku për herë të parë zyrtarët nuk ishin ulur në tavolinë të rrumbullakët, por komunikuan online ishte gjendja e krijuar dhe përballimi i pasojave nga koronavirusi, që deri tani ka marrë 5 jetë në Shqipëri, teksa numri i të infektuarve ka arritur në 146. Të gjithë, nga kryetari i Kuvendit, kryeministri, kryetari i PD-së dhe ministrat ishin të lidhur nga zyrat e tyre në një komunikim të përbashkët online. Mbledhja vjen një ditë pasi shpalljes që fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit. Më herët, Meta ka thirrur në presidencë për të marrë informacione lidhur me masat në rrugë zyrtare dhe Institucionale, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun dhe drejtuesin e planit financiar të qeverisë, Arben Ahmetaj. Hera e fundit, kur u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare ishte pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:
Presidenti Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj
Ministri i Drejtësisë Etilda Gjonaj
Ministri i Mbrojtjes Olta Xhacka
Ministri i Shtetit për Rindërtimin  Arben Ahmetaj
Ministri i Financave Anila Denaj
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Kryetari i opozitës Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Mbledhja online e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta: Frymë bashkëpunimi me Ruçin, Ramën dhe Bashën

1585155266_meta1.jpg

Pas zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat që janë marrë dhe do merren nga qeveria për përballimin e situatës së vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19,  me anë të një video-konference ka reaguar edhe presidenti Meta.

Ai e ka konsideruar mbledhjen tepër konstruktive dhe bashkëpunuese dhe ka falenderuar Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, Kryeministrin z.Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha për unitetin që dëshmuan.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Nëpërmjet një video-konference zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat që janë marrë dhe do merren nga Qeveria për përballimin e situatës së vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të saj. Një nga temat kryesore të diskutimeve ishin edhe masat e mundshme për rikthimin e shtetasve shqiptarë, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë vendit.

Mbledhja, që u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë pandemi globale në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.
Për këtë arsye dua të falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, Kryeministrin z.Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha për unitetin që dëshmuan.

Në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë.

Çdo vendim, qëndrim dhe sjellje e secilit prej nesh duhet të udhëhiqet vetëm nga interesi më i mirë kombëtar, publik dhe qytetar.

Ora 15:48
Meta: Kishte frymë uniteti! Tre çështjet që diskutuam me Ramën, Bashën, Ruçin e ministrat

1585147794_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta e cilëson si konstruktive dhe me frymë uniteti mbledhjen online (me video-konference) të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që u zhvillua mesditën e sotme. Në mbledhjen ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës si edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se u diskutuan masat që janë marrë dhe po merren nga qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19, përballimi i situatës ekonomike dhe masat e marra për rikthimin e shqiptarëve, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit.

Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë, sipas zyrës së shtypit të Presidencës e informuan Ilir Metën për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës. Kryetari i Kuvendit, sipas Presidencës, shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë. Ndërsa Lulzim Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

Kreu i shtetit deklaron se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë. Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

Ora 15:06
Përfundon Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë
1585145241_meta.jpg
Foto ilustruese

Përfundon Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Mbledhja është zhvilluar online dhe ka zgjetur për rreth tre orësh. 

Ora 12:52
Si po zhvilohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare? Rama publikon fotot

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që ka nisur prej orës 12:00 lidhur me situatën me koronavirusin në Shqipëri. Mbledhja e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, që kryeson Këshillin, po zhvillohet online. Presidenti Meta nga zyra e tij, kreu i qeverisë Rama në kryeministri, lideri demokrat Basha në zyrën e tij, ministrat e Shëndetësisë, Mbrojtjes, Rendit, Drejtësisë, Financave dhe Ekonomisë si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetem propagante !: 25/03/2020 18:54

    Deri sa Kriminelet Serbi Sali_Mediu Gerdeci Meta Floriri Bllok ne dore ,,Lulushka Rruga e Kombit Miliarda etj etj. Po nuk u guten keta ne Burg .. Populli Skllav ka qene dhe Skllav ka per te mbetur ...

    Përgjigju
  • Pyka: 25/03/2020 17:01

    Po mirë ky hajduti Skraparit ç farë ka në dorë......mos i besoni këtij hajduti!!

    Përgjigju
  • Lulushka seshpejti ne Rec te Shkodres ..: 25/03/2020 15:36

    Atje Ska Virus ,,ka vetem pjata me Super per Lulushken qe mallkkimet e Popullit do ta zene.. USA dhe. Evropa ,,do ta vulosi Lulushken ne Karanti nja 15 vjete ne Rec te Shkodres .. Duroni....

    Përgjigju
  • TemO: 25/03/2020 14:16

    Ka lezet.U vu ne pune edhe LikeFloriri me ministrat e Rames,kur die disa prej tyre i denoncoi ne drejtesi. -Kjo per merite te KM Rama i cili i shtrin doren kujtdo qe punon per vendin e tj. -Me ato qe ka bere I.Meta duhej shporrur nga zyra me dhune. -Dhe Likja fton LulHollandezin per ta pasur deshmitar per ndonje shpifje te lloit Sali. -Ky takim i sherben opinionit nd/kombetar si shenj pajtimi midis politikaneve sherrxhij opozotar qe ne 2019 dogjen vendin per te ardhur ne pushtet me dhune.Por Rama me mbeshtetjen e SHBA+BE i uli ne gjunje dhe sot per turpin e tyre jane ne rryge pa asnje karrige pushteti ne qender e ne baze.Dhe kjo per faje te plakut "MERE".

    Përgjigju
  • Blenardc: 25/03/2020 13:43

    Po esht ai derdimet er kryetar shteti a e mbani mend se si esht siell ky kopuk qe diten e par ne ate zyre e sot mbledh keshillin kombetar ky derdiment

    Përgjigju
  • Turi: 25/03/2020 13:15

    Po çfare keni me Lulin, apo ju ka pllenuar mamin qe e shani. Ai po merr pjese ne mbledhje si gjith te tjeret. Komentues zagare

    Përgjigju
    • Populli: 25/03/2020 14:11

      O turi po ty kush ta vuri..lulushka tu dhimbska

    • Truri: 25/03/2020 14:07

      Mamin tend prandaj po e shajne

  • peoples: 25/03/2020 12:54

    Thirreni dhe Lulken.Ka ide gjeniale...

    Përgjigju
    • Qytetari: 25/03/2020 14:23

      .....idete e Lulit po zbaton

  • Populli: 25/03/2020 11:10

    Po luli cdo,e thrasin mos te merzitet

    Përgjigju
  • Vicidoli: 25/03/2020 10:48

    Pa Berishen nuk ka kuptim Mbledhja

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/03/2020 10:19

    Pa pa pa. Do I vej ne rresht Likja sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes