SERBI- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin është shprehur se qeveritarët shqiptarë nuk e kanë braktisur projektin e një “Shqipërie të Madhe”.

Sipas tij, ky projekt nuk mund të arrihet pa dhunë dhe persekutimin e të gjithë popujve të tjerë nga Kosova.

“Shqipëria e Madhe” është një kërcënim për të gjithë rajonin. Është shqetësuese që BE-ja, NATO-ja, si dhe pjesa tjetër e botës nuk e kupton.

Aleksandër Vulin, ministri serb i Mbrojtjes 

Deklaratat e ministrit Vulin vijnë pas mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ditën e sotme në qytetin e Pejës. Gjatë mbledhjes u morën një sërë vendimesh nisur nga bashkimi i doganave, heqja e tarifave roaming deri tek njohja e patentave. (LEXO KËTU)