Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ironizuar me qëndrimin e opozitës pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe më pas deklarata e tyre pasi nuk mundën të siguronin shumicën e votave.
Në facebook, Ndreu shkruan se pas votimit, PD dhe LSI u shfaqën të ngazëllyer nga procesi korrekt dhe thirrjet për fitore. Sipas Pjerin Ndreut, nuk ishte po ky qëndrimi i tyre pas numërimit të votave, që nxorën fituese PS, ku opozita filloi me akuzat për blerje e vjedhje votash.
"Rrumpallë opozitare. Deri sa u hapen kutitë, dhe panë ça kishte brenda, PD dhe LSI nuk u ndjenë. U panë të ngazëllyer nga procesi korrekt dhe thirrjet për fitore duke çmendur dynjanë!
Pastaj kur humben, thane na i blenë e na i vodhën! Sipas kësaj i bie te jene blere e shite kur kane qene brenda ne kuti, se nuk ka shpjegim tjetër", shkruan kreu i bashkisë së Lezhës.