Mblidhen 190 mijë paund për personin që ndali masakrën në Dublin

Mblidhen 190 mijë paund për personin që ndali masakrën në Dublin

Caio Benicio

Caio Benicio nga Brazili konsiderohet heroi i momentit në Dublin, pasi disa ditë më parë në mënyrë heroike arriti të shmangë pasojat më të mëdha të një sulmi me thikë në Dublin. Për të vlerësuar aktin heroik të brazilianit që ka vetëm një vit në Dublin është hapur një llogari për mbledhje të ardhurash me titullin “Bliji një birrë heroit”, ku brenda pak orësh janë mbledhur jo pak por 190 mijë paund.

Shoferi i “Deliveroo” nuk nguroi në asnjë moment dhe menjëherë ndërhyri duke neutralizuar 40 vjeçarin irlandez, i cili deri në ato momente kishte plagosur 4 të mitur me thikë, mes tyre dhe një vajzë 5 vjeç që është ende në rrezik për jetën, raporton Daily Mail.

Ngjarja e ditës së djeshme ishte tepër e rëndë dhe shkaktoi zemëratë në popullsinë irlandeze, një pjesë e madhe e të cilëve dolën në protesta, ku u përplasën me policinë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë