Mblidhen 3 prokurorët që do përzgjedhin oficerët e FBI-së Shqiptare, sot njohja me 650 CV e oficerëve

Mblidhen 3 prokurorët që do përzgjedhin oficerët e FBI-së Shqiptare, sot njohja me 650 CV e oficerëve

Foto ilustruese

Sapo është mbledhur Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve që kanë aplikuar për të qënë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një institucion ky, që është ngritur i ri, si pjesë thelbësore e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tre anëtarët e komisionit, prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe ish-drejtuesja e prokurorisë Elbasan, Enkelejda Millonai, mësohet se kanë marë në shqyrtim 650 kandidaturat e oficerëve që kanë aplikuar.

 Pa diskutim që është një numër i lartë oficerësh që kanë shfaqur interes për të qënë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por shumë pak prej tyre do të përzgjidhen nga tre prokurorët e mësipërm. “Procesi i përzgjedhjes, do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve, që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces”, është shprehur gjatë një komunikate drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare