Mblidhen kompanitë e industrisë
nxjerrëse, lehtësim të procedurave
Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania) organizoi për herë të parë një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të operatorëve të industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Kjo tryezë i ofroi mundësinë kompanive që operojnë në këtë sektor të diskutonin mbi problematikat në kuadrin ligjor dhe politikat fiskale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri.
TIRANE-Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania) organizoi për herë të parë një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të operatorëve të industrisë nxjerrëse në Shqipëri.
Kjo tryezë i ofroi mundësinë kompanive që operojnë në këtë sektor të diskutonin mbi problematikat në kuadrin ligjor dhe politikat fiskale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri.
Kompanitë pjesëmarrëse në këtë takim diskutuan mbi problematikat që ka ky sektor dhe evidentuan nevojën për rritje të mëtejshme të transparencës. Ata theksuan nevojën për të përmirësuar kuadrin ligjor sa i përket dhënies së informacionit për mënyrën se si shfrytëzohen pasuritë natyrore nga kompanitë që operojnë në këtë sektor.
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Sajmir Laçej, Drejtor i Politikave Fiskale, pranë Ministrisë së Financave, i cili foli mbi punën që Ministria e Financave ka kryer në sektorin e industrive nxjerrëse përgjatë vitit 2016, duke e cilësuar si një vit suksesi.
“Ministria e Financave përgjatë vitit 2016, pati vëmendje të veçantë për lehtësimin e proçedurave e taksimet për produktet minerare të ardhura nga ju dhe Ministria e Energjetikës. Objektiva për vitin 2017 është nxitja e një sistemi për rritjen e prodhimit”, tha Laçej.
Ai gjithashtu nuk mohoi se ka ende për tu bërë në këtë sektor dhe se ishte pjesë e kësaj tryeze për këtë qëllim.
Përfaqësuesit e kompanive e cilësuan nismën EITI Albania si një iniciativë pozitive dhe të nevojshme. Ata renditën shqetësimet dhe diskutuan për mënyrat se si mund të përmirësohen politikat fiskale dhe faktorët ligjorë apo rregullatorë të cilët paraqesin pengesa në sektorin e industrive nxjerrëse.
Gjithashtu diskutimi u përqendrua dhe mbi marrëdhënien që qeveria duhet të ketë me kompanitë. Përfaqësuesit e kompanive shprehën nevojën për vendosjen e një marrëdhënie partneriteti me institucionet si elementi kyç për ecuri.
Më tej, përfaqësuesit në tryezë diskutuan edhe mbi mënyrat se si mund të sigurohet transparenca, reduktimi i problemeve dhe nxitja e dialogut nëpërmjet nismës EITI. Qëllimi përfundimtar i kësaj tryeze ishte hartimi i një deklarate, nëpërmjet nismës EITI Albania, që do t’i drejtohet qeverisë për kërkesat që kompanitë në industrinë nxjerrëse kanë për zhvillimin e këtij sektori.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.6%
-
Të gabuar
60.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 6555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet
26 Shtator, 22:53
-
Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin
26 Shtator, 22:52
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut
26 Shtator, 22:25
-
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europën Juglindore
26 Shtator, 22:20
-
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike
26 Shtator, 22:06
-
Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë
26 Shtator, 21:57
-
'Spitali i vdekjes', Onkologjiku pa ilaçe dhe me aparatura të prishura!
26 Shtator, 21:55
-
Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
26 Shtator, 21:50
-
Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!
26 Shtator, 21:29
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin
26 Shtator, 21:28
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26