Komisionet online përplasin sërish opozitë-mazhorancë, deputetët s’lejohet të flasin! Bushka: Futuni online! Bylykbashi: Është anti-kushtetuese

Rikthimi në komisionet parlamentare nuk ishte aspak i qetë për opozitarët.  Prezenca e tyre fizikisht në mbledhjet e komisioneve shkaktoi përplasje në sallë, ndërsa akuzuan se po tentohet tu mbyllet goja në diskutime.

Fjala e mohuar në Komisionet Parlamentare, me argumentin se duhet të jenë prezent online, dhe jo fizikisht, ashtu sikurse ka vendosur Konferenca e Kryetarëve për demokratët është shenjë e mungesës së transparencës. Acarimi i opozitarëve u duk edhe jashtë sallës së Komisioneve, të cilët deklaruan se këto veprime janë anti-kueshtetuese.

Më i ashpër u tregua zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, i cili tha se me vendimin për të mos lejuar opozitën për të folur nga salla e Komisionit, është vrarë parlamentarizmi.

Pretendime demokratët ngritën edhe për zhvillimin e Komisionit të Shëndetësisë, i drejtuar nga Albana Vokshi. Kuvendi ndërpreu edhe transmetimin online të mbledhjes. Pavarësisht përplasjeve, 4 komisionet miratuan pa dakordësinë e opozitës kalendarin e punimeve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
‘Tanket serbe janë në kufi’, PD: Mimi Kodheli i fshihet opozitës, nuk shkon në Komisionin e Jashtëm, por zhvillon mbledhjen online

pd.jpg" style="height:585px; width:780px" />

Partia Demokratike thotë se Mimi Kodheli, po i fshihej opozitës, pasi nuk është paraqitur në sallën e Komisionit të Jashtëm. Opozita e cila ka vendosur që të shkojë fizikisht në mbledhje, pavarësisht se Konferenca e Kryetarëve vendosi që të zhvillohen online. Sipas nënkryetarit të Komisionit, Tomor Alizotit kjo është absurde, në këtë situatë të Kombit shqiptar pasi tanket serbë janë në kufi.

‘Është absurde që Komisioni i Jashtëm, në pikën më të rëndësishme të Kombit shqiptar, ku tanket serbe janë në kufi, ku sot është edhe vizita e Fonderlajnit, në situatën kritike të politikës së jashtme, Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme mblidhet online, pra, mblidhet nëpërmjet telefonave, mblidhet nëpërmjet selfie-t. Kur e gjithë Shqipëria është e hapur, kur kafet janë plotë, kur koncertet nga bota sllave vijnë dhe këndojnë në Shqipëri, me mijëra njerëz të cilët konsumojnë edhe alkool, Shqipëria sot dhe kombi shqiptar që ka një sfidë të madhe, ku ka lënë Kosovën vetëm, ku diskutohet vetëm Open Balkan, për influencat e Serbisë, kur influencat ruse janë afër Ballkanit, komisioni i Jashtëm është online.

Është me telefona. Ne ishim fizikisht dhe nuk patëm mundësi të komunikomnim me njëri-tjetrin, të komunikonim me kolegët tanë, të kuptonim mbi sfidat e politikës së jashtme, mbi sfidat e këtij vendi, është absurde, është e turpshme që kjo Republikë Parlamentare, s’ka asnjë tipar parlamentar. Ky shtet është kthyer në një teatër kukullash. Është keq për vebdin,ndjehem shumë i shqëtësuar bashkë me kolegët e mi që nuk kemi mundësi të mbrojmë interesat e vendit  tonë, interesat e Shqipërisë, interesat e opozitës. Por fakti që kryeministri, “inkona e modës shqiptare”, ka frikë nga përballja, është e tmerrshme për këtë vend. Ndjehem shumë i trishtuar që ne nuk kemi jetë parlamentare.’- tha Alizoti.

Ora 14:08
Deputeti i PD në Lushnje ironizon mbledhjen e komisioneve: Si t’ia shpjegoj mamasë “logimin”, shqiptarët presin për të vënë tenxheren në zjarr me fasule

Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve që u drejtua online nga Klotilda Bushka, nga ku deputetët e opozitës u paraqitën fizikisht, por nuk iu dha fjala. Bushka u kërkonte deputetëve që të ‘logoheshin’ në platformën online. Lidhur me fjalën ‘logim’, deputeti Koreshi thotë se këtë fjalë nuk ka si ta shpjegojë me fjalë të thjeshta as mamasë së tij, dhe si ajo janë 50% e popullsisë e mbetur në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Korreshi shprehet se 97% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet për të mbajtur familjet dhe presin “logimin” për të vënë në zjarr tenxheren dhe jo të dëgjojnë përrallat.

‘Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?

Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.

Ne kundershtim te plote me me çdo norme.

Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve.

Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.

Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.

Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua.

Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes.’- shkruan Korreshi.

Ora 13:46
Debati online te Ligjet, 'perla' e radhës nga deputeti i Lushnjës: S'kemi internet, do na ngelet figura ngrehur

Zbardhen debatet nga Grupi i Komisionit të Ligjeve në “WhatsApp”, ku deputetët e opozitës kundërshtojnë mbledhjet online. Debatet me komente pikante nisin pas një mesazhi që njofton mbajtjen e mbledhjes online nesër në orën 10:30.

Menjëherë vjen reagimi Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, që kërkon të respektohet rregullorja e Komitetit Teknik edhe në aktivitete politike, duke sjellë si shembull foto nga mbledhjet e Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës.Nuk mungon komenti pikat i deputetit të PD në Lushnjë Saimir Korreshi, i cili me humor thotë se “andej nga Lushnja sikur s’na punon mirë internet e mund të lind problem që na ngel figura ngrehur”.

Ndërsa Bledion Nallbati sjell shembullin e eventit të TOB, duke u shprehur se kur vjen puna për të argëtuar “Skënderbeun, Hamzain dhe Mamicën, të gjithë shkojnë në mbrëmjen gala”.

DEBATET

Gazment Bardhi: Znj. Kryetare e Komisionit, Mbledhjet online në kushtet e mungeses së masave të jashtëzakonshme, bien ndesh me rregullat e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, nenin a/ 5 të saj. Për këtë arsye, kërkoj krijimin e kushteve të punës së deputetëve për mbledhje fizike në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve. Ndryshe në kundershtim me Rregulloren po pengoni opozitën të bëjë detyrën e saj. Mbledhjet online mund të zhvillohen atje ku lejon Rregullorja e Kuvendit, duke nisur nga keto aktivitete politike

Bledion Nallbati: Kur vjen puna per te argetuar Skenderbeun, Hamzain, Mamicen dhe te gjithe ata qe te lyer dhe te patinuar shkuan ne Mbremjen Gala tek Teatri i Operas kjo nuk perben rezik per shendetin e qytetareve, kur vjen puna per ceshtjet me serjoze si ajo e Komisioneve Parlamentare ketu duhet te ruajme shendetin. Eshte ne nderin tuaj te jeni serjoze me qytetaret dhe pa diskutim te zbatoni regulloren, ne do te jemi aty per te bere detyren ndaj qytetareve ndaj ju lutem meini masat per zhvillimin normal te komisjoneve.

Dashnor Sula: Ky nuk eshte mbledhje komisioni ligjesh. Eshte tallje dhe turperim i komisionit te ligjeve dhe Parlamentit. Nese sulltan Rama do ju urdheroi qe dhe me familjet tona do komunikoim online zbatojeni urdherin e verber te sulltanit. Une personalisht sjam bindur dhe skam per tu bindur kurre urdherave te kundraligjshem. Sovrani na ka votuar per te permbushur detyrimet kushtetuese si perfaqesues te tije dhe jo si servila te sulltanatit. Kjo eshte tallje dhe e turpshme e fyese per inteligjencen e atyre qe e pranoine kete ferman te sulltanatit. Zoti ju falte se sdini se cpo beni!

Saimir Korreshi: Shoqa Viola me gjithe respektin por njoftimi juaj per te bere mledhje on-line nuk gjen baze ne asnje pike te rregullores. Perpos kesaj andej nga Lushnja sikur sna punon mire interneti e mund te lind problemi qe na ngel figura ngrehur e nuk ndjekim dot shpejtesine e mendimeve dhe te fjaleve te kolegeve. Ndaj neser ju ftoj te merrni masat per te kryer mbledhje normale ne ambjentet e komisionit prane kuvendit.

Dhurata Çupi: Mbledhja e komisionit duhet te zhvillohet fizikisht. Kjo ne përputhje me kërkesat ligjore mbi zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare, te transparencës, dhe te komunikimit drejtperdejt me qytetaret./ Panorama

 

Ora 12:00
Ndërpritet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, reagon PD: Kuvendi fshin nga faqja mbledhjen e drejtuar nga opozita

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprere mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë që drejtohet nga opozita. Sipas Partisë Demokratike, mbledhja u ndërpre teksa Vokshi po tregonte fotografitë me dy standardet e mazhorancës. Në një reagim selia blu njoftoi se Kuvendi i Shqipërisë ka fshirë nga faqja online mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë.

“Mbledhja e komisionit që drejtohet nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, u ndërpre kur zonja Vokshi po shfaqte fotografitë që tregojnë dy standardet e mazhorancës; mbledhje online për t’i kufizuar hapësirën opozitës dhe mbledhje fizike të qeverisë dhe PS-së, pa respektuar masat për pandeminë. Kuvendi i Shqipërisë fshin nga faqja mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, të drejtuar nga opozita”, njofton PD.

Ora 11:59
Deputetët e opozitës paraqiten fizikisht edhe në Komisionin e Sigurisë, nuk lejohet të flasin në mbledhje! Noka: Kjo tregon se Edi Rama urren parlamentarizmin

Edhe në Komisionin e Sigurisë deputetët e opozitës janë paraqitur fizikisht, ndërkohë që mazhoranca është futur në platformën online. Kryetari i komisionit të Sigurisë Nasip Naço, u kërkoi deputetëve të opozitës që të hyjnë online në mbledhje, ndërkohë që këto të fundit kundërshtuan duke deklaruar se ato janë prezent dhe s’kanë pse të futen online.

'Kjo është frikë nga opozita, kjo është frikë nga parlamentarizmi, ne e kemi bërë me dije gjithmonë, Edi Rama e urren parlamentarizmin. Edi Rama e urren vlerat që përcjell parlamentarizmi, ndaj po bën gjithçka që t’i mbyllë zërin opozitës dhe parlamentarizmit. Opozita është e vendosur që të ndjekë të gjitha hapat për të rikthyer legjitimitetin këtij parlamenti, për t’i rikthyer debatin, diskutimin në parlament dhe për t’u përballur me regjimin që sot është në karrike falë masakrës zgjedhore që ka zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që të kthehet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është vrarë. Të gjitha hap pas hapi, asgjë nuk bëhet të gjitha bashkë.'- tha Noka.

Ora 11:18
Petrit Vasili respekton vendimin e PD-së, paraqitet fizikisht në komision

1632820800_vasili.jpg

Deputeti i LSI, Patrit Vasili ka respektuar vendimin Partisë Demokratike për t’u paraqitur fizikisht në komisionet parlamentare. Vasili është parë teksa ka shkuar të marrë pjesë në Komisionin e Shëndetësisë.

Ora 10:59
Nuk u pranuan në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi: Deputetëve të opozitës iu mohua e drejta fjalës, ne do e ndalim Ramën të kontrollojë shtetin në çdo qelizë

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, pasi doli nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, tha se sot iu mohua e drejta e fjalës në kundërshtim me kushtetutën. Bylykbashi tha se kjo është përpjekje e Ramës që t’i ndalojë, por ato nuk do t’a lejojnë që të kontrollojë këtë shtet më çdo qelizë.

‘Deputetë të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët.’- tha Bylykbashi.

Ora 10:49
Përplasje tek Komisioni i Ligjeve, deputetët e opozitës paraqiten fizikisht, Bushka nuk u jep fjalën: Futuni online! Bardhi: S’e cakton ti

Ka nisur me përplasje mbledhja parlamentare e Komisionit të Ligjit. Deputetët e opozitës kanë vendosur që të paraqiten në mbledhje fizikisht ndërkohë që konferenca e kryetarëve vendosi mbledhjen e kaluar që mbledhja të zhvillohet online. Kryetarja e Komsionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se fjala do t’u jepet vetëm nëse dalin jashtë sallës dhe futen në platformën online siç janë deputetët e mazhorancës. Anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD-së Gazment Bardhi, është përplasur me kryetaren Bushka, duke i thënë se ai është prezent dhe se nuk ka pse të jetë online.

Bushka: Deputetë e opozitë të logohen online.

Bardhi: Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën!

Teksa kanë dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur disa fletë dhe i kanë hedhur në formë proteste.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin