Julen Lopetegui nuk është më trajner i Real Madrid. Vendimi për ta larguar ishte marrë që dje por është zyrtarizuar mbrëmjen e së hënës pas mbledhjes së bordit drejtues.

Lopetegui u shkarkua për rezultate të dobëta dhe drejtimin e Real Madrid do ta marrë përkohësisht Santiago Solari ish futbollist i madrilenëve.

Real Madrid po kalon një krizë të thellë rezultatesh dhe në 5 ndeshjet e fundit në kampionat ka pësuar 4 humbje. Dje Real u shkatërrua nga Barcelona 5 me 1 dhe mban vendin e 9-të në klasifikim.

Solari do jetë përkohësisht në drejtim dhe favoriti për të marrë drejtimin e klubit merengues është Roberto Martinez. U duk sikur ishte gjithcka qe mbyllur me italianin Antonio Conte, por palët nuk arritën marrëveshjen.