“Di cili ishte turpi i këtij parlamenti sot, që përjashton një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe pse insiston për të një të drejtë. Neni 49 i rregullores thotë kur një deputet kërkon fjalën për procedurë ajo jepet menjëherë. Ju e patë që unë kërkova fjalën për procedurë dhe asgjë më shumë. Insistova për procedurë që të kem të drejtën e fjalës. Unë dëgjova një kryeministri që fliste me një zhargon rrugaçëror. Që t’i kërkoja kryetarit të Kuvendit t’i tërhiqet vëmendjen kryeministrit që të mos fliste me zhargon rruge. Në vend që të përjashtohet ai, përjashtohet deputeti pse kërkoi zbatimin e rregullores. Duan të shantazhojnë opozitën për t;i mbyllur gojën. Unë s’kam fyer asnjë njeri, sepse të drejtën që ma ka dhënë rregullorja, ma ka mohuar në mënyrë të përsëritur kryetari i Kuvendit. Fjala rrugaç i drejtohet atij që përdori fjalor rruge në Kuvend. Këtë bëri kryeministri”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com