Mblidhet ekipi i programit, Servet
Pëllumbi: “OK”, ekipi i ri në PS

Mblidhet ekipi i programit, Servet<br />Pëllumbi: “OK”, ekipi i ri në PS
TIRANE - Kryetari i PS ka mbledhur ekipin e ri të programit qeverisës të PS, me të cilin do t’i japë dorën përfundimtare përpara se ta hedhë në fushatën elektorale të 23 qershorit. Profesori i PS Servet Pëllumbi shprehet pro frymës e ekipit të ri socialist.

Kreu socialist Edi Rama ka mbledhur dje grupin e punës për programin e Partisë Socialiste, duke deklaruar se është në fazën finale të përfundimit të tij. Sikurse e cilëson Rama “skuadra e programit të socialistëve” dhe në profilin e tij personal të rrjetit social Facebook, ky grup pune është i përbërë nga elementë të rinj, të cilët sëbashku si ekip i ri kanë marrë përsipër që të paraqesin para shqiptarëve platformën qeverisëse të PS pas 23 qershorit, teksa nënvizohet se do të ketë një fitore plebishitare.

Ajo që vihet re fare lehtë në “skudrën e Programit” të PS është se pjesa më e madhe janë të rinj. Jo thjeshtë të rinj në moshë, por në frymë dhe në mentalitet të ri, aq i nevojshëm për të paraqitur para shqiptarëve frymën e së resë, të ndryshimit dhe të qeverisjes ndryshe të vendit me ardhjen e të majtës në pushtet pas zgjedhjeve, ashtu siç pretendon lideri i opozitës.

Në të njejtën gjatësi vale ka qënë dhe profesori i socialistëve, njëri ndër të urtët e Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi teksa ka përsëritur idenë e kahershme të tij se ka qënë dhe është gjithnjë për frymën e re në PS por dhe për ndërtimin e ekipeve të reja në këtë parti.

“Unë gjithnjë jam shprehur për frymën e re në Partinë Socialiste. Ndaj dhe tani e them me plot gojën që kam qënë dhe jam për frymën e re dhe për ekipet e reja në Partinë Socialiste”, është shprehur shumë shkurt në linjë telefonike për gazetën “Shqiptarja.com” profesori i socialistëve Servet Pëllumbi.

Duket se kreu i PS Rama ka mbështetje të përgjithshme në qëndrimin e tij për të afruar së më shumë të rinj dhe për të kontribuar në ekipin që do punojë për zgjedhjet e 23 qershorit. Ajo që vihet re në listën e emrave që përbëjnë atë që Rama e quan “skuadra e programit” janë përfshirë dhe elementë të rinj, duke filluar nga gazetari i mirënjohur Alfred Peza, Auron Tare, Keti Bazhdari, Milena Harito, Lindita Nikolla, Artan Lame, Petrit Ago, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Arbër Mazniku, pa përjashtuar Agron Dukën, Erjon Veliaj e Klodiana Spahiun.

Një ekip tërësisht i ri që sëbashku me Eduard Shalsin, Ilir Beqjen, Vasilika Hysin, Eglantina Gjermenin, Mimi Kodhelin, Ledi Shamkun, Mimoza Hafizin por dhe Besnik Barajn, Blendi Klosin e Taulant Ballën që përbëjnë formatin e ri të grupit të punës që do t’i japë dorën e fundit programit të Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit por dhe për qeverisjen sipas tyre, pas fitores.

Kreu i PS Rama ka mbledhur grupin e punës për programin final vetëm dy ditë pas përfundimit të Konferencës dyditore të socialistëve në Pallatin Kongreseve, në të cilën u prezantua perms fjalës së tij përmbyllëse por dhe perms grupeve të punës program elektoral, i cili do të përmblidhet më pas një programin final qeverisës me të cilin do të kërkohet nga qytetarët shqiptarë vota më 23 qershor.

Mësohet se shumë shpejt ky program do të shpërndahet në formë broshure në të gjitha organizatata e PS, që nga qendra e deri në bazë, për të shërbyer si bazë për premtimet në fushatën elektorale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)26.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit