Deputetët e ‘kaosit’ mblidhen sërish, Bardhi: Nuk tërhiqemi nga aksioni në Kuvend! Nesër dorëzohet në Kushtetuese marrëveshja me Italinë

TIRANË- Pas kaosit të krijuar dje në Kuvend, grupi i Sali Berishës dhe ai i Gazment Bardhit kanë zhvilluar mbledhjen e radhës. Në përfundim të saj, Bardhi tha se do të çojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen me emigrantët, ndërsa kërkoi nga institucioni i drejtësisë një shqyrtim të shpejtë.

Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë shqyrtim të shpejtë profesional nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë. Së dyti në mbledhje është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe vijimin e aksionit të opozitës, diskutime që do të vijojnë edhe nesër në një mbledhje tjetër të grupit. Kemi rikonfimruar vullnetin për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet rrugës së Kushtetutshmërisë.

Bardhi tha për gazetarët se do të vijojnë aksionin në Kuvend dhe se nuk tërhiqen deri në plotësimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

Aq kanë në dorë aq do bëjnë. As na kanë shqetësuar veprimet arbitare në kundërshtim me rregulloren për të përjashtuar deputetët e opozitës, as nuk ka penguar për vijimin e aksionit opozitar. E sigurt është që pavarësisht këtyre veprime arbitrare, secili koleg është i vendosur për të vijuar aksionin deri në plotësimin e kërkesave minimale të deputetëve të opozitës.

Një ditë pas seancës së zhurmshme plenare, mes flakadanëve e zjarrit, pas të cilës policia i është drejtuar SPAK për dy prej protagonistëve, Flamur Nokës e Albana Vokshit, deputetët diskutuan skenarin për të enjten, kur mbahet seanca e radhës. Gazment Bardhi tha se përballja në SPAK nuk i shqetëson, ndërsa aksioni do të vijojë.

'Shenja të një regjimi, që pasi i ka vërsulur forcat e sigurisë deputetëve të opozitës, po u bën shërbimin më të keq besimit të qytetarëve në drejtësi, duke i konsideruar si vartës të pushtetit ekzekutiv. E papranueshme që ministri i brendshëm të japë udhëzim drejtësisë. Kam pritur një reagim nga institucionet, se nuk janë vartës të ballës, se I bie që janë vartës të krimit. E papranueshme në një shtet ligjor që prokurorët t’i vërsulen opozitës. Nuk na intimidojnë as me forca sigurie, as me gjyqtarë. Pres të refuzojnë këtë sjelle të paprecedentë të qeverisë që I trajton si vartës të tyre.

Nga ana tjetër Sali Berisha tha se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se në mënyrë të pashmangshme do të shkohet drejt një proteste popullore masive. I pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës.

‘U vendos, protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament. Do të devirsifikohet. Ju garantoj që shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës së përgjithshme popullore.  Nëse ne e themi skenarin sot, armiku ynë merr kundra masa. Ata masa që kanë me marrë, do të dyfishojnë numrin e gardës, nuk kanë ç’masë të marrin tjetër. Nuk marrin më 100, por marrin 200.’- tha Berisha.

Seanca e një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë zgjati vetëm 14 minuta ndërsa të paktë qenë deputetët socialistë që mundën të merrnin fjalën me deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit që ndiznin flakadanë e i vinin flakën rregullores. Në seancë nuk mungoi as tentative e tyre për përplasje fizike me deputetët socialistë. Krahas dërgimit në SPAK të Flamur Nokës e Albana Vokshit nga policia, socialistët pritet të kërkojnë përjashtimin nga seancat plenare të deputetëve që udhëhoqën protestën.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 07/12/2023 09:44

    AHA MOJ GAZMENDA TA DRODHI BANDIT BERISHA NE KRYE TE SHPELLAREVE DO TE VENDOSI HAJDUTEN E FAMILJES VET...NORMALE NUK KA BESIM TEK ASNJE

    Përgjigju
  • Franci: 05/12/2023 19:04

    Bardhi - kjo paterice e Berishes perflitet qe shume shpejt do te shpallet nongrada.

    Përgjigju
  • Linda: 05/12/2023 16:39

    Bardhi miushi qe lepihet mbas qeseve te plehrave qe hedh te koshat familja Berisha kerkon te lepij ndonje kock!Berisha + Bardhi dy funderrina te shoqeruar nga nje tuf banditesh trafikantesh te pergatitur ne kampin e krimit te organizuar te Shkelzen Berishes !Aksionet te shkojn ti bejn te bregu lumit se kuvendi eshte tempulli i popullit dhe askush sduhet ta preki dhe jo vetem garda po i gjithe populli do ta mbroj prej ketyre rrugecerve te rrugave! Bandit,grabitqar,kriminel,shpifes,plehrat me te ndyra te shoqeris shqiptare!Je nje faqezi vrases katil shpirt zi o Sali kriminel Berisha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht