TIRANË-  Pas gati 3 orësh mbledhje grupi i PD ka nxjerrë 8 emra për diskutim të thelluar lidhur me propozimet për presidentin e ri. Deputetët demokrat kanë propozuar emrat e Rexhep Ukë, Halim Kosovës, Dashamir Shehut, Leka Zogut, Leonard Demit, Arben Çejkut, Dritan Demirajt dhe Visar Zhiti.

Në një prononcim për mediat Alibeaj theksoi se do të konsultohet me të gjithë anëtarët e Grupit Parlamentar, edhe atyre që ditën e sotme nuk u paraqitën në mbledhje. Ai tha se nëse mazhoranca nuk do të pranojë asnjë nga emrat e propozuar, do të tërhiqen nga procesi. Alibeaj gjatë fjalës së ti paralajmëroi se ditën e nesërme Grupi Parlamentar do të mblidhet sërish.

Në mbledhjen e sotme, Alibeaj u ka prezantuar edhe procesin se si do të shkohet deri të kandidatura përfundimtare. Në total opozita, do të prezantojë 4 emra, 2 nga grupi i Enkelejd Alibeaj dhe 2 të tjera nga Fatmir Mediu (grupi Aleanca për Ndryshim) dhe Mesila Doda (grupi për Demokraci dhe Integrim). Prej këtyre 4 emrave, 2 do të zgjidhen nga socialistët. Më pas do të krijohet një grup i përbashkët prej 6 anëtarësh, në përbërje të së cilit do të jenë nga PD dhe PS, për të dalë në vetëm 1 kandidat që do të çohet në Kuvend në 23 maj. Kandidati do të propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.

Dje palët arritën dakordësinë që në dy raundet e ardhshme, të dytin dhe të tretin do të jetë opozita ajo që propozon kandidatët dhe më pas socialistët. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.

Emrat e propozuar nga deputetët demokrat
Rexhep Ukë
Halim Kosovës
Dashamir Shehut
Leka Zogut
Leonard Demit
Arben Çejkut
Dritan Demirajt
Visar Zhiti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Presidenti i ri, Alibeaj: Do të konsultohemi me të gjithë anëtarët e Grupit Parlamentar dhe aleatët tanë

 

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD e cila zgjati 3 orë, Enkelejd Alibeaj tha se do të vijojë konsultimet me deputetet demokratë, ndërsa shtoi që do të marrë mendime edhe nga aleatët. I pyetur nëse do të konsultohet me Sali Berishën, ai theksoi se do të flasë vetëm me "anëtarët e Grupit Parlamentar". 

Alibeaj gjatë prononcimit të tij për gazetarët këmbënguli se me rëndësi në këto momente është procesi i zgjedhjeve dhe jo emrat e kandidatëve. Kreu i Grupit paralajmëroi se ditën e nesërme grupi do të ketë një tjetër mbledhje. 

“Ishte mendimi i të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar, 26 kolegëve, të gjitha detajet t’ua bëjmë me dije edhe kolegëve tanë që nuk ishin.  Me rëndësi tani për ne nuk janë emrat, por procesi.

Ne do të konsultohemi me të gjithë anëtarët e Grupit parlamentar të PD për të shprehur vullnetin e tyre dhe mendimin. Kjo për efekt të transparencës së këtij procesi. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Do konsultohemi edhe me aleatët, dëshirat dhe qëndrimet e tyre si edhe me emrat eventuale. Vetëm me në këtë mënyrë proces duhet të eci.  Nesër do të ketë një tjetër mbledhje, pas konsultimeve. Secili ka pasur lirinë të flasë jo vetëm për profilin, por edhe për emra konkret. Për respekt të të gjithë kolegëve mos më pyesni për emrat e lakuar. Kemi pasur takim me aleatët, i kemi marrë qëndrimet e tyre, do të takohemi sërish. Nesër paradite do të takohemi.

Nuk marrë garanci nga Balla dhe Rama, vetëm të Grupit parlamentar të PD. E drejta për të propozuar është e opozitës. Hapi i dytë është që mes 4 emrave që përmbushin të gjitha kriteret, detarë kanë të zgjedhin 2. Mbas këtij hapi është ai i treti, mes 2 kandidaturave do të zgjidhen 2, për të shkuar me 1 të vetme të mbështetur nga të gjithë. Kjo si një garanci që nuk është një proces fals, por i mbështetur nga të gjithë shqiptarët.

Jo vetëm që duhen respektuar, por në momentin që ka një shmangie nga këto detyrime të marra nga ata, konsiderohet fyerje,  që do të behet edhe publike. Ky është një proces me një palë të tretë, publiku shqiptar.”, u shpreh ai.

Ora 13:48
Presidenti i ri/ Bardhi kërkon 'armëpushim': Të mblidhemi me Rithemelimin për të zgjedhur kandidatët, të jenë produkt i opozitës pa përjashtim

1652554922_bardhi.jpeg

Gazment Bardhi ka kërkuar ‘armëpushim’ me grupin e Rithemelimit që të diskutojnë për emrat e kandidatëve që do të propozohen në 2 raundet e ardhshme për presidentin e ri. Bardhi tha se duhet të bëhen të gjithë bashkë që kandidatët të jenë produkt i opozitës pas bërë asnjë përjashtim. Deklaratat e Bardhit u bënë në mbledhjen e grupit të PD-së që po drejtohet nga Alibeaj dhe po marrin pjesë më shumë se 23 deputetë që të dakordësohen për emrat që do të propozojnë për kreun e ri të shtetit.

“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidentin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces. Unë mendoj që për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim.

Kjo duhet të tentohet pa ndërprerje dhe në çdo mënyrë. Unë e kuptoj që ftesa për mbledhje i është bërë të gjithë deputetëve të PD, përfshirë kolegët e Komisionit të Rithemelimit, dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të mos marrin pjesë. Mirëpo ne nuk duhet të reshtim që të eksplorojmë çdo mundësi që edhe propozimet e tyre për kandidatë të përfshihen. Nga ana tjetër, pa garanci që propozimet tona do merren në konsideratë, unë nuk mendoj që ne duhet të ecim me emra. Ose nëse grupi vendos që duhet të propozojmë, atëherë kjo nuk duhet të vijohet pa fund. Unë nuk kam emër dhe nuk propozoj emër”, tha Bardhi.

Ora 13:00
Nga Leka Zogu tek Halim Kosova, zbardhet lista e kandidatëve për president që propozojnë deputetët e PD

1652961863_LEKA.jpg

Grupi i PD ka propozuar 8 emra që do të diskutohen për kandidatë për president. Në mbledhjen e grupit parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha ka propozuar emrin e ish-ambasadorit Arben Çejku si kandidat për president. Ndërsa deputeti Ferdinand Xhaferraj, ka propozuar emrin e ish-deputetit të PD-së Leonard Demin. Emrin e Princ Lekës e propozoi Dhurata Çupi. Deputeti Bledjon Nallbati ka propozuar Dritan Demirajn ndërsa Saimir Korreshi propozoi emrin e Visar Zhitit.

Propozimet e grupit të PD që do kalojnë në diskutim të thelluar:

  1. Leonard Demi
  2. Arben Çejku
  3. Dritan Demiraj
  4. Visar Zhiti
  5. Rexhep Uka
  6. Halim Kosova
  7. Dashamir Shehu
  8. Leka Zogu
Ora 12:44
Alibeaj mbledh grupin e PD, 4 hapat se si do të dilet në një kandidat për presidentin

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj ka propozuar 4 hapa të procedurës për përzgjedhjen e presidentit të PD, referuar draftit të bërë publik më herët. Grupi i PD-së do të përzgjedhje 4 kandidatë, 2 nga grupi i PD dhe 2 nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda . Ndërkohë, pas dhënies së emrave të formohet një grup i përbashkët PD-PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat. Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.

Ora 12:23
Emrat/ Kush janë 23 deputetët në mbledhje me Alibeajn për propozimin e kandidatëve për presidentin e ri

1652955975_SELIABLU.jpg

Në mbledhjen e thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për të diskutuar për emrat e mundshëm që do të hidhen në tryezën e negociatave si kandidatë për presidentin e ri janë 23 deputetë. Alibeajt i duhen 20 firma për të propozuar emrin e 2 kandidatëve për president që do t'i paraqesë në dy raundet e ardhshme.

  • 1. Andia Ulliri
  • 2. Lindita Metaliaj
  • 3. Merita bakiu
  • 4. Seladin Jakupllari
  • 5. Kastriot Piroli
  • 6. Kreshnik Collaku
  • 7. Ferdinand Xhaferraj
  • 8. Lefter Geshtenja
  • 9. Saimir Korreshi
  • 10. Dhurata Çupi
  • 11. Gazment Bardhi
  • 12. Bledion Nallbati
  • 13. Oriola Pampuri
  • 14. Xhelal Mziu
  • 15. Jorida Tabaku
  • 16. Eralda Tase Bano
  • 17. Dashnor Sula
  • 18. Flamur Hoxha
  • 19. Arbi Agalliu
  • 20. Enkelejd Alibeaj
  • 21. Gerta Bardeli
  • 22. Zef Hila
  • 23. Ramadan Lika
Ora 11:55
Opozita bie dakord, 4 emra për presidentin, 2 Mediu dhe Doda, dhe 2 grupi i Alibeajt

1652867030_aliebaj.jpg

Në takim, opozita ka rënë parimisht dakord që të dalin me 4 emra, Aleanca për Ndryshim i ka dhënë emrin e Dashamir Shehit, teksa Mesila Dona ka deklaruar se do të konsultohet edhe një herë me grupin e saj për të dërguar një emër. Nga ana tjetër, grupi i Enkelejd Alibeajt do të dakordësohet për 2 emra.

Ora 11:25
Presidenti i ri/ Opozita takim për të dakordësuar kandidaturën e saj! Alibeaj, Doda e Duka në Kryesi

1652805957_alibeaj.jpg

Opozita është takuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të dakordësuar kandidaturën e saj. Mësohet se Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me Mesila Dodën dhe Agron Dukën në Kryesinë e Kuvendit.

Ora 11:05
Bylykbashi kundër Alibeajt: Dënojmë marrëveshjen e tij të pavlerë me Ramën, akt që do t’i dorëzojë presidentin

 

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Rithemelimit, ka dënuar sipas tij marrëveshjen Enkelejd Alibeajt dhe mazhorancës, për propozimin e emrit të kandidatit për president në dy raundet e ardhshme.

‘Opozita nuk ka nevojë për marrëveshje për të propozuar kandidatë. PD e ka përcaktuar qëndrimin e saj me rezolutën e Këshillit Kombëtar. Denoncojmë këtë marrëveshje pavlerë si një akt që do ti dorëzojë presidentin Edi Ramës.’- tha Bylykbashi.

Ora 10:12
Rithemelimi kundër negociatave me PS: Mos u bëni pjesë, do ju ndante me elektoratin demokrat! Presidenti i Ramës do zgjidhet nëse Alibeaj 'peshkon' 20 firma të opozitës

1652348756_tritanshehu1.jpg

Deputeti i PD, Tritan Shehu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit ka bërë thirrje që demokratët të mos mbështesin Enkelejd Alibeajn në negociatat me PS për zgjedhjen e presidentit të ri.

Me anë të një postimi në Facebook thotë se mbledhja e ditës së djeshme, ku për herë të parë pati dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës, ishte “komedi politike” dhe lojë antidemokratike që po i shërben Ramës për të arritur votat e nevojshme.

Sipas Shehut, Rama do të zgjedhë presidentin e tij por do të propozohet nga Alibeaj në raundin e dytë ose të tretë nëse do të arrijë të marrë 20 firmat e opozitës.

“Të nderuar deputetë të PD, mos u bëni pjesë e qëllimit të mbrapshtë Rama-Alibeaj: Një pseudo e mini-opozitë për të arritur PS-ja 84 votat e nevojshme! Ky ishte konkluzioni i djeshëm i asaj komedie politike të shfaqur tek Kryesia e Kuvendit, e dirigjuar nga ‘shkopi’ i Ballës dhe me një anturazh ‘korist’ në sfond. Alibeaj, pikërisht në fund të atij ‘takimi’ dekonspiroi thelbin e tij kur foli për një ‘opozitë për të arritur 84 votat’. Pra një ‘opozitë’ me 7-10 depuetë, që si shtesë e votave të disponueshme të PS, të arrijnë në numrin e cilësuar të votimit.

Pikërisht, aq sa i duhet Ramës për të zgjedhur i maskuar si liberal një President të tij, pse jo edhe të “propozuar” sa për aparencë nga Alibeja&Co, nqs ai do të siguronte 20 firma propozuesish… Dhe kjo mund të ndodhë edhe në raundin e dytë ose të tretë, nqs Alibeaj&Co do të arrijë të “peshkojë” këto 20 firma opozitarësh koshiente për dëmin e madh që po i bëjnë demokracisë në shkëmbim të…

…ose që akoma nuk po arrijnë të shikojnë realitetin e të kuptojnë qartë ku synon kjo lojë antidemokratike, që po luhet në shërbim të forcimit të këtij regjimi. Prandaj ju lutem…mos u bëni pjesë e asaj që do t'ju ndante përfundimisht me elektoratin tuaj demokrat. Dhe një deputet pa elektorat nuk është deputet, ai mund të jetë vetëm një rrogëtar…por që shpejt do t’i duhet ta lërë edhe atë”, shkruan Shehu.