Rithemelimi kundër negociatave me PS: Mos u bëni pjesë, do ju ndante me elektoratin demokrat! Presidenti i Ramës do zgjidhet nëse Alibeaj 'peshkon' 20 firma të opozitës

Rithemelimi kundër negociatave me PS: Mos u bëni pjesë, do ju ndante me elektoratin demokrat! Presidenti i Ramës do zgjidhet nëse Alibeaj 'peshkon' 20 firma të opozitës

1652348756_tritanshehu1.jpg

Deputeti i PD, Tritan Shehu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit ka bërë thirrje që demokratët të mos mbështesin Enkelejd Alibeajn në negociatat me PS për zgjedhjen e presidentit të ri.

Me anë të një postimi në Facebook thotë se mbledhja e ditës së djeshme, ku për herë të parë pati dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës, ishte “komedi politike” dhe lojë antidemokratike që po i shërben Ramës për të arritur votat e nevojshme.

Sipas Shehut, Rama do të zgjedhë presidentin e tij por do të propozohet nga Alibeaj në raundin e dytë ose të tretë nëse do të arrijë të marrë 20 firmat e opozitës.

“Të nderuar deputetë të PD, mos u bëni pjesë e qëllimit të mbrapshtë Rama-Alibeaj: Një pseudo e mini-opozitë për të arritur PS-ja 84 votat e nevojshme! Ky ishte konkluzioni i djeshëm i asaj komedie politike të shfaqur tek Kryesia e Kuvendit, e dirigjuar nga ‘shkopi’ i Ballës dhe me një anturazh ‘korist’ në sfond. Alibeaj, pikërisht në fund të atij ‘takimi’ dekonspiroi thelbin e tij kur foli për një ‘opozitë për të arritur 84 votat’. Pra një ‘opozitë’ me 7-10 depuetë, që si shtesë e votave të disponueshme të PS, të arrijnë në numrin e cilësuar të votimit.

Pikërisht, aq sa i duhet Ramës për të zgjedhur i maskuar si liberal një President të tij, pse jo edhe të “propozuar” sa për aparencë nga Alibeja&Co, nqs ai do të siguronte 20 firma propozuesish… Dhe kjo mund të ndodhë edhe në raundin e dytë ose të tretë, nqs Alibeaj&Co do të arrijë të “peshkojë” këto 20 firma opozitarësh koshiente për dëmin e madh që po i bëjnë demokracisë në shkëmbim të…

…ose që akoma nuk po arrijnë të shikojnë realitetin e të kuptojnë qartë ku synon kjo lojë antidemokratike, që po luhet në shërbim të forcimit të këtij regjimi. Prandaj ju lutem…mos u bëni pjesë e asaj që do t'ju ndante përfundimisht me elektoratin tuaj demokrat. Dhe një deputet pa elektorat nuk është deputet, ai mund të jetë vetëm një rrogëtar…por që shpejt do t’i duhet ta lërë edhe atë”, shkruan Shehu.


Lajmi kryesor:

Presidenti i ri/ Nga Leka Zogu, Halim Kosova te Dashamir Shehi, lista me 8 emrat e PD! Alibeaj: Nëse PS s'pranon një prej kandidaturave të opozitës tërhiqemi nga procesi


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja