Itali/ Edhe senati i thotë PO marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, Votimi duartrokitet

Rome- Në Itali tashmë është e kryer. Marrëveshja për emigrantët azilkërkues e firmosur nga kryeministrat Rama dhe Meloni ka marrë ratifikimin përfundimitar edhe nga Senati italian, dhoma e lartë e ligjvënësve në Romë. Marrëveshja u miratua me  93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim.

Votimi u shoqërua edhe me duartrokitje nga ana e senatorëve të mazhorancës, shkruan ANSA. Ratifikimi nga Senati vjen 3 javë pasi marrëveshja mori dritën jeshile edhe në Dhomën e Deputetëve në parlamentin italian.

Që marrëveshja të jetë fuqiplotë në të dyja vendet, do të duhet që edhe Kuvendi i Shqipërisë ta ratifikojë. Më 29 janar 2024 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vlerësoi se marrëveshja ishte konform Kushtetutës dhe ligjit ndërkombëtar duke i hapur rrugë miratimi në parlament.  Pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar të Gjykatës që marrëveshja të kalojë në parlament. 

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ajo parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në Portin e Shëngjinit në Lezhë dhe një qendër akomodimi në Gjadër. Italia do të kujdeset për të gjitha shpenzimet ndërsa kapaciteti është 3 mijë emigrantë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!